Çfarë është sheqeri?

8 Dec 2020 Uncategorized

Nën termin sheqer më shpesh nënkuptohet sakarozi, molekula e cila përbëhet nga dy pjesë –
glukoza dhe fruktoza. Glukoza është sheqer i cili udhëton drejt trurit tonë superior duke e ushqyer
atë, përderisa fruktoza shkon në mëlçinë e zezë.
Sheqeri, sakarozi merret nga ekstrakti i panxharit të sheqerit dhe kallami i sheqerit. Sakarozi në fakt
nuk është asgjë tjetër por vetëm një shkop me të cilin do të mundoheshim nëse do të donim ta
hanim, por nuk do të ëmbëltoheshim. Por me mënjanimin e fibrave bimore, pikërisht me procesin e
rafinimit, fitohet sheqer kristal, i bardhë pa asnjë pigment bimor ose mineralesh – prodhim >>i
përkryer<<i cili do të ëmbëltojë atë që do të hamë, por me marrjen e tij në kontinuitet, në mënyrë të
qetë, dinake, të hidhur do të na shkatërrojë. Pikërisht sheqeri është shkaku për një varg gjendjesh
akute dhe kronike të cilat organizmin tonë e bëjnë të vjetër.
Duhet të mbajmë mend 4 gram sheqer është një sasi e njëjtë me një lugë kafeje. Hapim frigoriferin
tonë dhe i shikojmë raftet e kuzhinës.

Salmon i egër
Një burim shumë i mirë i acideve yndyrore omega-3, me kalori të ulët, në 100 gr. përmban diku-0.5
gram sheqer. Kjo nuk është aq e frikshme, që do të thotë kur hamë rreth 300 gr. salmon gjatë një
dite, vlera e kalorive do të jetë e pranueshme, rreth 300 kalori, por gjithashtu do të fusim në
organizëm vetëm 1.5 gr. sheqer, që është pothuajse gjysmë luge, fakt të cilin nuk do ta prisnit. Për
fat të keq! Kush mund të mendonte-sheqer në salmonin e egër!
Mocarela
Djathi i njohur italian i cili bën pjesë në ato 40% të produkteve ushqimore të cilët nuk shkaktojnë
aciditet, si prodhimet e tjera të bulmetit.
100 gram mocarela përmban një gram sheqer, që nuk është edhe aq keq, por megjithatë ka sheqer.
Jogurti grek
100 gr. jogurt përmban 3.8 gram sheqer. Paramendoni ajo është pothuajse një lugë. Me siguri nuk
do të prisnit që me konsumimin e 250 gr. jogurt, shumica prej nesh e bëjnë atë çdo ditë, fusim në
organizëm një lugë të tërë gjelle sheqer.
Gështenja të pjekura të qëruara
100 gr. përmban 1 gr. yndyra, por edhe 10 gram sheqer-pikërisht dy lugë e gjysmë. Zhgënjyese!
Moongdal
Snack-u im i preferuar i thjerrëzave. Shkruan qartë në 100 gram përmban 0.0 gram sheqer. Lajm i
mirë!
Ejani tani në oborrin e kuzhinës, në jetën e përditshme! Dhe mos u habisni kur do të mësoni se
vetëm në 250 ml. lëng të gazuar ka madje deri në 10 lugë sheqer, kështu nëse do të pinit dy kanoçe
do të fusni në organizëm 5 lugë gjelle sheqer! Po kafja? Nëse pini dy kafe në ditë, dhe nuk mund ta
pini pa e ëmbëltuar, fusni në organizëm më së paku dy lugë sheqer!
Nëse ushqimin e përgatisni në shtëpi dhe nuk i kushtoni vëmendje sasisë së sheqerit, por më shpesh
hani në restorant edhe përpos faktit që zgjidhni me kujdes se çfarë hani, mos u habisni kur gjatë
ditës të keni futur në organizëm me siguri të pabesueshmet 22 lugë sheqer, dhe për këtë jeni të

pavetëdijshëm. Futja e lejueshme e sheqerit, d.m.th. sasia e cila nuk e dëmton shëndetin nuk duhet
të jetë më e madhe se nëntë lugë!
Teknologjia moderne e ushqimit nga vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar e deri në ditët e sotme, jo
vetëm që ka krijuar 3500 lëndë kimike të cilat i fusim në organizëm në kontinuitet nëpërmjet
ushqimit, por në një masë të madhe e shfrytëzon sheqerin në mënyrë graduale pak nga pak, dhe
gjithnjë e më shumë për të na gënjyer me shijen e ëmbël.
Statistika tregon se nga vitet gjashtëdhjetë të shek. 20-të deri në ditët e sotme, siç rritet konsumimi i
sheqerit në mënyrë globale në të gjithë botën, në të njëjtën kohë rritet edhe shfaqja e sëmundjeve
të kancerit, diabetit, obezitetit dhe sëmundjet e zemrës.
Endokrinologu i njohur botëror Dr. Robert Lusting nga Universiteti i Kalifornisë konstaton se sheqeri
është 1000 herë më shumë përgjegjës për gjendjet dhe sëmundjet e përmendura sesa futja në
organizëm e yndyrave, të cilat dekadave të fundit u akuzuan si shkaktarë për atë se njerëzit janë
gjithnjë e më shumë obezë dhe të sëmurë.
Banorët e Anglisë në mënyrë të pavetëdijshme mesatarisht fusin në organizëm, në javë, madje deri
në 238 lugë sheqer, gjë për të cilën ekspertët i akuzojnë sheqernat për rritjen e obezitetit,
veçanërisht te fëmijët.
Sheqeri sot konsiderohet si fajtor për faktin që njeriu ka filluar të ndryshojë pamjen e tij, kështu që
ky vrasës i ëmbël, i qetë duket se sot është në krye të ushqimeve që na vrasin.
Shumë shkencëtarë në mënyrë të njëjtë e krahasojnë me mjetet e rrezikshme të cilat shkaktojnë
varësi siç janë kokaina dhe cigaret, nga të cilat është shumë vështirë të heqësh dorë. Lëvizja No
Sugar (jo sheqerit) sot, ashtu si edhe shkenca japin mbështetje duke shpresuar se do të ndihmojnë
në ndërgjegjësimin e njerëzve për dëmin që shkakton konsumimi i ëmbëlsirave. Tashmë edhe vetë
mendimi për to te shumica e njerëzve shkakton aktivizimin e gjëndrave të pështymës, kështu që
dëshira për to bëhet e papërballueshme. Kjo, nga ana tjetër tregon se ne jemi >>mbi dozuar<<me
sheqer. Herën tjetër do të shpjegojmë se si shprehia e keqe e futjes në organizëm të produkteve
ushqimore të rafinuara të pasura me sheqer dhe yndyra çon në shfaqjen e sëmundjeve dhe
përshpejton plakjen.
Dr. Goran Nikolov, specialist internist-subspecialist kardiolog

Search

+