METABOLIZMI DHE USHQIMI I SHPEJTË FAJTORË PËR OBEZITETIN PAS TË TRIDHJETAVE TE GRATË

8 Dec 2020 Uncategorized

Në dekadën e katërt gratë ankohen për tepricë kilogramësh, dhe për këtë arsye duhet të shmangin
plotësisht tejngopjen, ushqimet “snack”, prodhimet e furrës, ushqime kalorike dhe të yndyrshme.
Shumica e grave pas të tridhjetave kanë problem me rritjen e peshës trupore. Më shpesh ankohen
se gjithçka që hanë “u ngjitet” se hanë pak, por shëndoshen më shumë dhe se kanë ndjenjë
konstante të fryrjes së stomakut.
Ku qëndron në fakt problemi? Shpjegimi i mjekëve është se metabolizmi te gratë ngadalësohet gjatë
viteve, dhe trupi është i prirur ndaj obezitetit të përshpejtuar. Bëhet fjalë për çrregullim metabolik
sepse në dekadën e katërt te gratë hormonet fillojnë të funksionojnë ndryshe.
Vetëm 25 % e grave kanë metabolizëm ‘të përshtatur”, pikërisht nuk janë të prirura ndaj obezitetit,
dhe falë kësaj ato kanë peshë ideale trupore. Të gjitha të tjerat kanë probleme për shkak të
obezitetit dhe tepricës së kilogramëve, përderisa disa të tjera edhe dobësohen. Femrat zakonisht
hanë ushqim të shpejtë dhe kanë shprehi të këqija ushqimi, kështu që kur kalojnë të tridhjetat,
tashmë, nuk mund të ndalojnë rritjen e kilogramëve. Te gratë më problematik është akumulimi i
yndyrave rreth stomakut sepse është e vështirë që të zvogëlohen. Në këtë rast ato duhet të jenë në
regjim të veçantë ushqimi, si dhe të ballafaqohen me shprehitë e këqija siç është për shembull
mungesa e aktivitetit fizik. Ushtrimet fizike ndihmojnë në mbajtjen e figurës së mirë trupore, por
problemi qëndron në faktin se gratë për shkak të obligimeve të shumta nuk kanë as kohë, as para të
mjaftueshme për t’u marrë me këtë. Në fakt mungesa e aktivitetit fizik është një nga arsyet për
obezitet, prandaj ekspertët për gratë e moshës mbi tridhjetë vjet këshillojnë: janë të nevojshme më
shumë shëtitje ose çfarëdolloj aktiviteti tjetër fizik, por edhe racione më të vogla ushqimi, sepse në
këtë mënyrë pengohet obeziteti i shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë në betejën me metabolizmin
e ngadalësuar.
Rreth të tridhjetave metabolizmi te gratë fillon të ngadalësohet, trupi dalëngadalë ndryshon,
kilogramët shtohen më lehtë, dhe humben më me vështirësi. Kjo është edhe koha e vërtetë për
ndryshimin e shprehive të të ushqyerit dhe stilin e jetesës për të shmangur akumulimin gradual të
kilogramëve. Gjithsesi është i rëndësishëm konsultimi me nutricionistin për të përllogaritur nevojat e
vërteta kalorike dhe nutritive. Në këtë rast duhet të bëhet një meny cilësore për ditët e punës dhe
për fundjavë dhe t’u shpjegohet se çfarë duhet të hanë para dhe pas aktivitetit fizik. Duhet të jesh i
sinqertë ndaj vetes dhe të ndryshohen shprehitë.
Ekzistojnë ushqime të cilat mund të shkaktojnë çrregullime serioze metabolike dhe reproduktive.
Gratë sot vendosin të lindin fëmijë në vitet më të vonshme të jetës, prandaj është shumë e
rëndësishme që të mbeten të shëndetshme. Gratë e reja rreth të tridhjetave fokusohen në karrierën
e tyre, shumicën e kohës e kalojnë në punë, nën stres, flenë më pak. E gjitha kjo ndikon në
ndryshimin e metabolizmit, dhe sidomos ushqimi i keq, lëvizjet më të pakta dhe gjumi i shkurtuar.
Është vërtetuar se mungesa e gjumit ‘rrit’’ kilogramët.
– Marrja e sasive të rekomanduara ditore të kalciumit varet nga mosha. Rreth të tridhjetave duhet të
rritet marrja e kalciumit në ushqim, sepse në këtë moshë fillon të zvogëlohet dendësia e kockave.
Më mirë është marrja e kalciumit nëpërmjet ushqimit, por ndonjëherë në konsultim me mjekun
duhet të merren parasysh edhe suplementet. Duhet të eliminohet plotësisht tejngopja, konsumimi i
ushqimit të shpejtë, “snack”, prodhimeve të furrës, ushqimit kalorik dhe të yndyrshëm. Çdo ditë
duhet të konsumoni prodhime qumështi, mish, vezë, perime dhe fruta. Prodhimet e miellit të
bardhë duhet të zëvendësohen me ato integrale. Çdo gabim ose relaksim vihen re shpejt, dhe është
e nevojshme një kohë më e gjatë për të humbur tepricën e kilogramëve.

Gratë në dekadën e katërt duhet të harrojnë dietat e shpejta, urinë dhe konsumimin e disa
produkteve të caktuara. Çdo dietë ose ushqim i gabuar e keqëson metabolizmin në mënyrë
plotësuese. Prandaj është nevojshme të hahen pak më shumë proteina jo yndyrore për nxitjen e
metabolizmit dhe djegien e yndyrave. Gratë tepricën e kilogramëve nuk duhet t’ia bartin gjenetikës,
sepse nuk duhet të duken si nënat dhe gjyshet e tyre por është e nevojshme që të ushqehen më
ndryshe. Përveç kësaj është e nevojshme që të bëhen kontrolle të shëndetit sepse obeziteti mund të
jetë shkak për sëmundje të ndryshme.
Dr. Goran Nikolov, specialist nutricionist –supspecialist kardiolog

Search

+