Rrethi magjik i shprehive të këqija…

8 Dec 2020 Uncategorized

Në mëngjes pas zgjimit shpejtojmë për në punë, në shkollë ose në fakultet, dhe për këtë shkak nuk arrijmë të ulemi dhe hamë një mëngjes të shëndetshëm dhe gjatë rrugës hamë brumëra të bardha (byrek, gjevrek, snack etj.), pimë lëng ose kafe. Po, kjo nuk duket praktike, por ashtu pak nga pak na bëhet shprehi. Petulla, brumëra, kafe me sheqer, lëngje të pasuruara me sheqer, më vonë gjatë ditës mundet edhe picë me koka kola për drekë ose sanduiç me bukë të bardhë (p.sh. baget), diçka të shpejtë nga vetëshërbimi… e kështu me radhë.

Fusni në organizëm më shumë karbohidrate, më së shumti ato me indeks të lartë glikemie-GI (ushqime që çlirojnë sasi të mëdha sheqeri në gjak shpejt pas konsumimit të tyre), kurse trupi juaj vite me radhë ambientohet me to. Ashtu siç nuk i ndryshojmë shprehitë, pankreasi, i cili vite me radhë na ka shërbyer mirë dhe ka sekretuar-dërguar insulinë për të pastruar atë sasi të madhe të sheqerit, për fat të keq, pak nga pak fillon të konsumohet!

Pankreasi tashmë nuk është aq i aftë t’i sigurojë trupit tonë sasinë e mjaftueshme të insulinës, dhe prandaj sheqeri mbetet në gjak, ndërsa qelizat në inde bëhen rezistente ndaj veprimit të insulinës (rezistenca ndaj insulinës), dhe më shumë ajo është e shprehur në muskuj, mëlçinë e zezë dhe indin yndyror. Kështu deri dje keni qenë të ndjeshëm ndaj insulinës, kurse sot jeni rezistentë ndaj insulinës!

Kështu deri pak kohë më parë insulina ka >>rregulluar<< edhe metabolizmin tuaj të yndyrave, tani ai dobësohet dhe ngadalësohet, duke vështirësuar procesin, dhe shikoni papritur se jeni shëndoshur, veçanërisht rreth stomakut. Por edhe më tej nuk shqetësoheni shumë për të, nuk keni kohë për aktivitet fizik, dhe pastaj pas një farë kohe jeni shëndoshur akoma më shumë… Dhe ja tani jeni një hap larg sindromës metabolike, pastaj afër diabetes melitus, infarktit të zemrës ose hemorragjisë cerebrale. Vetëm atëherë kuptoni se zgjedhja e ushqimit dhe shprehitë e këqija pothuajse ju kanë vrarë!

Gjendjet dhe sëmundjet të cilat përshpejtojnë procesin e plakjes, e rraskapitin dhe dobësojnë sistemin tonë imunologjik, dhe janë potencialisht fatale dhe në lidhje të drejtpërdrejtë me sheqerin.

 

Dr. Goran Nikolov, specialist internist-subspecialist kardiolog.

Search

+