
Nutricizmi (human nutrition) është shkenca e të ushqyerit dhe lidhjes së saj me shëndetin.
Qëllimi i saj është të veprojë në mënyrë parandaluese dhe terapeutike,të promovojë shëndetin optimal
të njeriut dhe të zvoglojë rrezikun nga sëmundjet kronike degjenerative siç janë arteroskleroza,
sëmundjet kardiovaskulare, kanceri etj.
Departamenti i dietetikës dhe dietoterapisë në Qendrën për sëmundje të brendshme “Srce” kryen qasje
integruese në parandalimin dhe mjekimin e gjendjeve shëndetësore dhe sëmundjeve te të cilat
ndryshimi i menyrës së ushqimit është pjesë e terapisë së përcaktuar, dhe bazohet në fakte shkencore të
shumë manualëve botërorë mjeksor për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve.
Shërbime dietetike dhe dietoterapie:
Programi i të ushqyerit i dedikuar për njerëz të shëndetshëm:
- fëmijë
- gra gjatë shtatzënisë dhe dhënies gji
- persona në menopauzë dhe andropauzë
- sportistë
- kontroll I peshës trupore(kequshqyerja dhe obeziteti)
Në qendrën tonë kryejmë disa procedura diagnostikimi të cilat realizohen para dhe gjatë kohës së
programit të ushqimit:
- anamneza është etapa e parë dhe më e rëndësishme në percaktimin e diagnozës së saktë. Së
pari, plotësohet një pyetësor i hollësishëm me pyetje mjekësore dhe nutricioniste të cilat na japin të
dhëna të rëndësishme për gjendjen shëndetësore dhe shprehitë personale të pacientit - analizë laboratorike e cila përfshin përcaktimin e hekurit në serum, analizë e plotë gjaku,
glikemi, kolesteroli i përgjithshëm, trigliceride, HDL, LDL, statusi i enzimave ( AST, ALT, GGT), ure,
kreatinin, acid urik, bilirubina, statusi i proteinave, urina, hormonet e gjëndrës tiroide. Nëse ka nevojë
për analiza shtesë bëhen në mënyr plotësuese. - EKG (elektrokardiogram) dhe matje e tensionit të gjakut
- përcaktimi i përbërjes së trupit me analizatorin InBody 720
- përcaktimi i intolerancës ndaj ushqimit me aparatin MORA
- vizitë konsultuese me nutricionistin dhe mjekun specialist
- dhënia e disa suplementeve mbi bazën e rezultateve
Mora – Super është aparat me softuer të avancuar i cili shërben për përcaktimin e intolerancës ndaj një
ushqimi të caktuar. Ideja për biorezonancë erdhi nga doktori F. Morela i cili ndau sinjalet elektrolite të
organizmit të njeriut në luhatje fiziologjike të shëndetshme dhe luhatje patologjike të pashëndetshme.
Biorezonanca është metodë biofiziologjike dhe diagnostikim joinvaziv. Ashtu si edhe çdo metodë tjetër
në shkencë (mjekësi), ka ndjeshmërinë dhe specifikën e vet.
Metoda e biorezonancës MORA bazohet në fenomenin e valëve elektromagnetike të cilat mund të
diagnostikojnë gjendje të caktuara, në këtë rast intolerancë të caktuar ndaj ndonjë ushqimi. Prandaj
përdoret si metodë komplementare e mjekësisë
Studime të shumta në 25 vitet e fundit tregojnë se 55% e popullatës botërore shfaq ndjeshmëri të lartëreagim anormal të organizmit ndaj përbërësve të caktuar të ushqimit dhe pijeve të cilat i konsumojmë
në jetën e përditshme. Kjo mund të jetë e lindur ose e fituar.
Simptomat më të shpeshta të intolerancës ndaj ushqimit janë: mbipeshë trupore kronike, probleme
kronike gastrointestinale: diarre, kapsllëk, dhimbje stomaku, gazra, sindroma e zorrës së irrituar, kolike,
ndjenja fryrjes, dhimbje koke, migrenë, dhimbje e kyçeve, probleme me lëkurën: dermatit atopik,
psoriazë, kruajtje, urtikaria.
Në qendrën për sëmundje të brendshme “SRCE” këtë metodë e realizojnë nutricionistë të certifikuar, të
diplomuar në bashkëpunim me mjekët specialistë. Në aparat analizohen mbi 250 produkte. Gjithashtu,
personat që vuajnë nga çrregullime kronike të metabolizmit ose sëmundjeve autoimune mund ta bëjnë
testin e intolerancës ndaj ushqimit. Pas këtij diagnostikimi gjithëpërfshirës, bëhet profil individual i të
ushqyerit- program dietetik eliminues nga ana e nutricionistit.
Programi i të ushqyerit me suplemente dhe ilaçe te pacientë me sëmundje të njohura si:
- obeziteti, mbipesha ose trashja
- sëmundje kardiovaskulare: tension i lartë gjaku, arteroskleroza, sëmundje koronare, gjendje pas
atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale - çrregullime metabolike: diabet, sëmundje të gjëndrës tiroide, rritja e nivelit të yndyrave në gjak,
rritja e acidit urik( hiperuricemia) GIHT - sëmundje gastroenterohepatologjike dhe gjendje: zorrë të irrituara, obstipacion (jashtëqitje e
fortë), hernia hiatale, gastrit, sëmundje e refluksit gastroezofagoal – GERB, gurë në tëmth, mëlçi
yndyrore, sëmundje inflamatore të zorrëve ( koliti i ulcerës dhe sëmundja e Krohnit) - hekuri- anemi deficitare
- vena të zgjeruara
Aparati pë përcaktimin e përbërjes së trupit InBody 720 është një aparat i sofistikuar i aprovuar nga
FDA(Food and Drug Administration ) me të cilin kryhet analiza segmentare e përbërjes së trupit të
njeriut.
Me të percaktohet:
- sasia, shpërndarja dhe përqindja e yndyrave në trup
- VFA ( Visceral Fat Area) – indeksi i përfaqësimit të yndyrave viscerale( yndyra të organeve të
brendshme) - Waist Hip Ratio (WHR) – raporti bel- kërdhokull d.m.th. nëse ka percipitime të yndyrave në
pjesën e stomakut që është një faktor i rëndësishëm rreziku pë shfaqjen dhe zhvillimin e
sëmundjeve kardiovaskulare - zhvillimi,fuqia dhe pesha e masës muskulore dhe shpërndarja e saj
- e përgjithshme dhe lëngu qelizor si dhe eventualisht prania e ënjtjeve
- përbërje minerale të indit kockor ( ka mundësi të zbulohet osteopenia ose osteoporoza)
- niveli i metabolizmit bazal
- simetria e strukturës së trupit
- rreziku shëndetësor
- përcaktimi i fitness-score( cili është niveli I përgatitjes fizike).
Në vizitën ose kontrollin nutricionist më mirë është të vini me stomak bosh (për analiza laboratorike
duhet të kalojnë të paktën 12 orë nga marrja e fundit e ushqimit) dhe të mos keni pirë lëngje (pirjen e
lëngjeve kufizoheni në maksimum disa orë para vizitës).
Matja e përbërjes së trupit me ndihmën e analizatorit InBody zgjat rreth 50 sekonda, dhe mateni me
veshje të brendshme pa praninë e metaleve dhe bizhuterive. Shtatzënat dhe personat me pejsmejker të
zemrës nuk maten! Vlejnë të njëjtat përgatitje si për vizitën ose kontrollin nutricionist.
Testi për përcaktimin e intolerancës ndaj produkteve ushqimore me aparatin MORA zgjat rreth 30 – 40
minuta. Nëse bëni vetëm këtë test, nuk janë të nevojshme përgatitje të posaçme. Nëse testin për
intolerancë e bëni si pjesë të vizitës nutricioniste, atëherë për shkak të analizave dhe matjeve të tjera,
është e nevojshme të vini me stomak bosh dhe të mos keni pirë lëngje disa orë para vizitës.
VËREJTJE:
Është e nevojshme të mos pini kafe ose alkool të paktën tri orë para se të bëni testin për përcaktimin e
intolerancës ndaj produkteve ushqimore.