Ekzaminimet Nefrologjike.

NEFROLOGJIA DHE HIPERTENSIONI

Nefrologjia është një degë e mjekësisë së brendshme që studion funksionimin dhe sëmundjet e veshkave. Kjo disiplinë mjekësore merret me diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve të veshkave, por edhe sëmundjeve që nuk vijnë nga veshkat, dhe mund t’i dëmtojmë rëndë ato.

Hipertensioni ose presioni i lartë i gjakut është një gjendje mjekësore në të cilën presioni i gjakut në arterie është i ngritur, duke bërë që zemra të punojë më shumë që gjaku të qarkullojë nëpër enët e gjakut . Hipertensioni është një faktor kryesor për sulm në tru, sulm në zemër, dobësim i zemrës, aneurizëm arteriale, sëmundje arteriale periferike…. dhe është shkaku i sëmundjes kronike të veshkave.

Nefrologjia dhe hipertensioni, testet dhe shërbimet:

  • eho të traktit urinarogjenital (veshkat, fshikëza e urinës dhe prostata)
  • sëmundje kronike të veshkëve me vlersim funksional
  • kreatinin klirens
  • përcaktim të uresë, kreatininit, fshikëzës së urinës (acidum uricum), elektroliteve - joneve: natriumit, kaliumit, kalciumit, magneziumit, fosforit, klorideve
  • mjekim i tensionit të gjakut lokal nga ana e nefrologut - hipertenziolog, përfshinë ketu edhe Holter 24 orë për tension
  • trajtim, mjekim i nefropatisë diabetike dhe
  • konsultime, këshillim, terapi, ekzaminime parandaluese, mendimi i dytë