SHËRBIME DHE KABINETE

Qendra për sëmundje të brendshme “Srce” është organizatë shëndetsore private e themeluar në vitin 2003, e cila funksionon nën drejtimin e Dr. Goran Nikolov specialist-internist, subspecialist- kardiolog. Pas më shumë se 18 vitesh punë të sukseshme, me 01.01.2020 ne festuam 18 vjetorin e themelimit në ambiente të reja. Qendra për sëmundje të brendshme “Srce” në periudhën e kaluar është rritur në një institucion referues, të respektuar të kujdesit shëndetsor privat. Ne duhet të theksojmë faktin se ne jemi një nga të paktët PZU që punojmë dhe menaxhojmë në menyrë të pavarur. Në Qendër kryhen vizita diagnostikuese specialistike/subspecialistike nga fusha e mjeksis së brendshme:kardiologji, endokrinologji, gastroenterohepatologji, nefrologji,reumatologji dhe angiologji, kryhen diagnostikime të gjëra laboratorike,si dhe diagnostikime nga fusha e mjeksis parandaluese dhe dietetikës dhe dietoterapisë.

Disponojmë me laborator biokimik dhe me shumë kabinete:

  • kabinet për mjekësi të brendshme dhe diagnostikim
  • kabinet për kardiologji
  • kabinet për mjekësi parandaluese ,dietetikë dhe dietoterapi.

Në kornizat e kabineteve kryesore, funksionojnë gjithashtu edhe shumë nën- kabinete: gjëndrës tiroide, andropauzës, diabetit, qarkullimit periferik, hipertensionit, dhimbjes në gjoks, aritmisë, nefrologjisë dhe gastroenterohepatologjis.

Vlerat tona thelbësore

Qëllimi themelorl

Qëllimi ynë ësh të bëjmë një diagnostifikim sa më shpejt që është e mundur bazuar ndaj të gjitha
testimeve të nevojshme.

Misioni themelor

Në mënyrë profesionale dhe trajtim i besueshëm i pacientëve të sëmurë dhe parandalimi i
sëmundjeve te të shëndetëshmëve.

Vlerat thelbësore

Ekspertizmi, besueshmëria, mirësia, saktësija dhe efikasiteti ynë të cilat janë vlerst tona thelbësore.

INTERNISTËT MË TË MIRË NË NJË VEND

Në Qendrën për sëmundje të brendshme “Srce” përveç të punësuarve të rregullt të cilët përbëjnë ekipin e përfaqësuar kardiologë, nutricionistë, inxhinier të diplomuar për biokimi, teknikë mjeksor dhe laborantë, administratorë, ordinojnë edhe disa profesorë dhe konsultues subspecialist të mjeksis së brendshme, të cilët çdo ditë realizojnë procedura diagnostikimi nga më të sofistikuarat. Me një fjalë mund të thuhet se në Qendër punojnë disa nga internistët më të mirë në vendin tonë. Profesionalizëm, përkushtim, qëndrueshmërija dhe mirmbajtja e shtëpise janë tiparet kryesore të biznesit tonë.