ABOUT Prof. Emeritus Dr. Brankica Krstevska

specialist internist - endokrinolog

Prof. Emeritus Dr. Brankica Krstevska. U regjistrova në fakultetin e Mjeksësisë por nuk gabova. Kam përparuar në profesion. U bëra mjeke, pastaj një specialist internist, dhe më pas një subspecialist- endokrinolog. Si profesor, mu dha mundësia të mësoja mjekë të rinj dhe tu jepja njohuri në qoftë se donin.

Gjatë punës sime shumë vjeçare profesionale kam fituar aftësinë për të diagnostikuar dhe trajtuar njerëzit me sëmundje në fushën e endokrinologjisë dhe diabetit.

Fusha ime profesionale e punës është: çrregullimet e tiroides, çrregullimet e veshkave, tumoret endokrine, sindroma e vezorëve policistike dhe çrregullimet të tjera riprodhuese tek gratë, dijabeti, shtatzania dhe dijabeti dhe çrregullime të tjera endokrine në shtatzani. Unë i bëra të gjitha këto dhe i bëj me gjithë zemër, dhe tani unë jam një konsultante në PZU “Srce”

Përvojë pune dhe arsimim

Shkolla fillore: Shkolla fillore “ 11 tetor, Shkup

Arsimi i mesëm: Shkolla e mesme’’Rade Jovçevski Korçagin”, Shkup

Arsimi i lartë: fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e “ Shën. Kirili dhe Metodi” në Shkup, në vitin 1975.

Punësimi:

1975- Spitali Geriatrik Shkup

1975-2015- Klinika Universitare për endokrinologji, diabet dhe çrregullime metabolike, Shkup

2015 – PZU – “Srce” si konsultues

Pozicionet dhe përvoja profesionale

1977-1981- Specializim në mjekësinë e brendshme, Klinika e endokrinologjisë, Qendra klinike universitare , Shkup

1989- Shef i klinikës së Endokrinologjisë

1987- Endokrinolog nga shoqata Jugosllave e endokrinologjisë ( mban një çertifikatë)

2003-Subspecialist në Endokrinologji dhe diabet Fakulteti Mjekësor, Shkup

1999- 2007- Kryetar i Shoqatës Shkencore të endokrinologëve dhe dijabetologëve të Maqedonisë

2015- Anëtar i komisionit Kombëtar për diabetin, Ministria e shëndetësisë, Maqedoni

Titujt e Universitetit: Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti “ Shën. Kirilit dhe Metodit, e diplomuar më 1975

Për profesor asistent i mjekësisë së Brenshme, u zgjodh më 1985

Disertacion doktorature me titull “ boshti Hipotalamik – hipofizë – veshkave dhe vezoreve në hirsutizëm” e mbrojti atë në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “ Shën Kirilit dhe Metodit, më 1997

Për bashkëpunim shkencor në Fakultetin e Mjkësisë në Shkup, u zgjodh më 1998

Për profesor asistent në lëndën e mjekësisë së Brendshme u zgjodh në vitin 2002

Zgjedhet profesor i asociuar ( i çrregullt) në vitin 2003.

Për profesor të rregullt e zgjedhur në vitin 2008.

Anëtarësimi:

Oda Mjekësore e Maqedonisë

Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë

Shoqata shkencore e endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë

Shoqata e internistëve të Maqedonisë

Shoqata Evropiane e endokrinologjisë

Shoqata Evropiane për studimin e diabetit

Arsimi pasuniversitar:

Spitali kantonal Universitar- Gjenevë, Zvicër, 1995

OBSH, Kurs trajnimi për edukatorët në parandalimin e komplikimeve kronike të diabetit, Grimez, Zvicër, 1995

OBSH, Kurs edukimi për edukatirët mbi diabetin, ndërlikimet diabetike, diabetin dhe shtatzaninë, 2000, Shkup

Kurs për praktikë të mirë klinike të destinuar për studiuesit- mban një çertifikat për GCP in ICH, Ohër, 2000

ECE, kurs pasuniversitar në endokrinologji, 2006 Ohër

ECE, kurs pasuniversitar në endokrinologji, 2013, Zagreb

EASD, kurs pasuniversitar në diabetologji, 2016, Shkup

Arsimim me pjsëmarrje në mbi 30 kongrese brenda dhe jashtë vendit

Pjesëmarrës në projekte:

BIAsp-1069: Studim shumëkombësh, i rastësishëm, i kontrolluar, i verbër dyfish i grupeve paralele për të krahasuar efikasitetin dhe sigurinë  dy herë në ditë insulinë bipazike aspart 30 dhe insulinës NPH në subjektet me diabet të tipit 2, nga marsi deri në nēntor 1999.

NN304-1385: Studim grupor shumëqendror, shumëkombësh, i hapur, I rastësishëm, për të krahasuar insulinën detemir + insulin aspart me insulinën NPH insulinë + e tretshme në njerëz në subjektet me diabet tip 2 në terapinë bazale të bolusit, nga tetori 2001 deri në korrik 2002.

Përmirësimin e kujdesit për diabetin dhe ndërlikimet kronike përmes kontrollit të rreptë të glikemisë  në përputhje me programin Kombëtar të parandalimit të diabetit, 2002- 2004.

Kontribut profesional:

Themelues i endokrinogjisë riprodhuese tek gratë, në klinikë.

Prezantoi shqyrtimin e diabetit gestacional në shtatzëni: kujdes i veçantë për menaxhimin dhe trajtimin e grave me diabet gestacional në shtatzëni.

Çmime dhe mirënjohje profesionale:

Pllakë nga Oda Mjekësore e Maqedonisë , në vitin 2005

Mirënjohje, nga Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Maqedonisë, për menaxhimin e suksesshëm afatgjatë të shoqatës, Mavrovo, vitin 2016

Mirënjohje për kontributin në zhvillimin dhe punën e Fakultetit të Mjekësisë, 70 vjetori i Fakultetit, Shkup, vitin 2017

Mirënjohje nga Shoqata e grave të Qytetit të Shkupit, vitin 1997