Politika e privatësisë e të dhënave personale kur vizitoni faqen e internetit të QENDRËS PËR SËMUNDJET E BRENDSHME – ZEMRA P.Z.O. SHKUP, https://srce.com.mk/.

Politika e privatësisë përmban informacione rreth llojeve të të dhënave që mund të mbledhim dhe ruajmë gjatë vizitës së faqes sonë të internetit, si dhe në ç’mënyrë përdoren dhe me kë ndahen ato të dhëna. Politika e privatësisë e Kompanisë përfshin gjithashtu mënyrën se si mund të na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje ose keni ndonjë shqetësim në lidhje me këto të dhëna. Kjo politikë e privatësisë është në përputhje me dispozitat ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe aktet e brendshme të Kompanisë për rregullimin në këtë fushë. Kjo politikë e privatësisë ka të bëjë vetëm me faqen e internetit dhe nuk ka të bëjë me të dhënat personale të mbledhura në ndonjë mënyrë tjetër. Kjo Politikë e privatësisë nuk ka të bëjë me hyrjet tuaja në faqet e tjera të internetit në të cilat ju hyni nëpërmjet faqeve tona të internetit.

Kontrollori

Të dhënat e kontaktit të Kontrollorit janë:

•QENDRA PËR SËMUNDJET E BRENDSHME – ZEMRA P.Z.O. SHKUP Bulevard „3-ta Makedonska Brigada“ nr.45/1-2

•Numri i telefonit: (+389) 2 3217 016

•Faqja e internetit: https://srce.com.mk/

•E-mail adresa: srce@srce.com.mk

Çfarë të dhënash personale mbledhim nga ju?

QENDRA PËR SËMUNDJET E BRENDSHME – ZEMRA P.Z.O. SHKUP është kontrollor i të dhënave personale të cilat Ju (si subjekt i të dhënave personale) na i jepni. Gjatë vizitës në ueb-faqen tonë dhe përdorimit të shërbimeve tona ueb ne përpunojmë biskota (cookies) të ndryshme të të dhënave personale, si më poshtë:

• Për të caktuar vizitën

•Emri

•Mbiemri

•Gjinia

•Е-posta

•Numri i telefonit

 

Për kontakt me ju

•Emri

•Mbiemri

•Е-posta

•Numri i telefonit

Për biskotat (cookies)

Për arsye të monitorimit, analizës, mirëmbajtjes, zhvillimit dhe përmirësimit të funksionaliteteve të ueb-faqes, gjatë vizitës në faqen e internetit, QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP mbledh automatikisht të dhënat e mëposhtme:

•URL e ueb-faqes nëpërmjet të cilës keni ardhur në ueb-faqen tonë;

•adresa IP;

•parametra themelore për shfletuesin, sistemin operativ dhe aparatin;

•adresa e vizituar në ueb-faqen tonë;

•data dhe koha e vizitës;

•lokacioni

QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP përdor vetëm biskotat (cookies) e lartpërmendura. Biskotat (cookies) janë të dhëna të përdoruesit të cilat ueb-shfletuesi ruan në pajisjen tuaj (kompjuterin) për vizita në të ardhmen. Biskota (cookie) është informacioni që ruhet në kompjuterin tuaj kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe kur rihapni ueb-faqen tonë, këto biskota (cookies) do të përdoren për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe efikasitetin e ueb-faqes. Më shumë rreth përdorimit të biskotave (cookies) mund të gjeni në Politikën tonë për përdorimin e biskotave (cookies).

Për cilat qëllime shfrytëzohen të dhënat personale të mbledhura?

Të dhënat tuaja personale i përpunojmë me qëllim që t’Ju mundësojmë shërbimet e mëposhtme:

Caktimi i vizitës

•Përgjigje për ndonjë pyetje ose kërkesë të cilën e keni parashtruar nëpërmjet formës „na kontaktoni“

•Përmirësimi i përvojës së përdorimit dhe optimizimi i funksionalitetit të faqes së internetit

Të dhënat tuaja personale nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër përveç qëllimit për të cilin janë mbledhur. Përpunimi i të dhënave tuaja personale për një qëllim tjetër mund të bëhet vetëm në bazë të pëlqimit tuaj paraprak.

Në ç’mënyrë kryhet përpunimi i të dhënave personale?

Ju na i jepni drejtpërdrejt të dhënat personale që mbledhim kur përdorni ndonjë nga shërbimet e mësipërme.

Përpunimin e të dhënave tuaja personale QENDRA PËR SËMUNDJET E BRENDSHME – SRCEP.Z.O. SHKUP e kryen në përputhje me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Maqedonisë, duke marrë të gjitha masat e parashikuara teknike dhe organizative për të siguruar fshehtësinë dhe mbrojtjen gjatë përpunimit të të dhënave personale me të cilat disponon. Punonjësit e QENDRËS PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP janë të detyruar të mbajnë sekret të gjitha informacionet (përfshirë këtu edhe të dhënat personale) që do të merren gjatë kryerjes së detyrave të tyre. QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP zbaton masa sigurie gjatë mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të informacioneve për të mbrojtur kundër hyrjes, ndryshimit, zbulimit ose shkatërrimit të paautorizuar të të dhënave tuaja personale, si dhe të të dhënave që nuk janë personale, të cilat ruhen në faqen tonë. Pritja dhe ruajtja e të dhënave tuaja personale bëhet në QENDRËN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP e cili gjendet në Republikën e Maqedonisë.

Të dhënat personale mund t’u zbulohen vetëm autoriteteve kompetente në një procedurë të parashikuar me ligj.

Për çdo informacion shtesë, pyetje apo vërejtje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, subjektet e të dhënave personale mund t’i dërgojnë një e-mail Zyrtarit për mbrojtjen e të dhënave personale në adresën e-mail të mëposhtme srce@srce.com.mk.

Baza ligjore

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja për aktivitetet e theksuara është e ndryshme:

•Për të caktuar një vizitë, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi që na jepni për këtë qëllim.

•Për të na kontaktuar, baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi që ju na jepni për këtë qëllim.

•Për përdorimin e biskotave (cookies), baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja personale është pëlqimi që na jepni për këtë qëllim.

Cilat janë të drejtat Tuaja?

E drejta e qasjes – ju keni të drejtë të merrni konfirmim nëse të dhënat tuaja personale po përpunohen, si dhe të keni qasje në të dhënat tuaja personale dhe informacione shtesë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale.

E drejta e korrigjimit – nëse konsideroni se çdo e dhënë personale që mbledhim është e pasaktë ose e paplotë, ju keni të drejtë të kërkoni dhe të merrni korrigjimin e të dhënave të pasakta ose plotësimin e të dhënave personale jo të plota.

E drejta për të fshirë – ju keni të drejtë të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale dhe ne do ta pranojmë atë kërkesë nëse të dhënat personale nuk janë më të nevojshme për të përmbushur qëllimet, nëse kontestoni përpunimin dhe ne nuk arrijmë të dëshmojmë se interesi ynë legjitim është më i madh se liritë dhe të drejtat tuaja themelore, dhe nëse të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paligjshme.

E drejta për të tërhequr pëlqimin – ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin e dhënë në çdo kohë, pa ndikuar ligjshmërinë e përpunimit që bazohej në pëlqimin përpara se të tërhiqej.

• E drejta e bartjes – ju keni të drejtë të merrni të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, të përdorur zakonisht, të lexueshëm nga aparati, ku keni të drejtën t’i transferoni ato të dhëna te një kontrollues tjetër. Gjatë ushtrimit të së drejtës së bartjes, ju keni të drejtë të merrni transferim të drejtpërdrejtë të të dhënave personale nga një kontrollues në tjetrin, nëse kjo është teknikisht e mundur.

E drejta për të kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja personale – ju keni të drejtë të kërkoni që përpunimi të ndalet derisa të përcaktohet saktësia e të dhënave, duke kontrolluar nëse interesi legjitim mbizotëron mbi të drejtat dhe liritë tuaja themelore etj.

Nëse ende mendoni se të dhënat tuaja personale nuk përpunohen në përputhje me ligjin, mund të kontaktoni Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të depozitoni kërkesë pranë tyre.

Të drejtat tuaja mund t’i realizoni falas duke kontaktuar Zyrtarin tonë në adresën elektronike: srce@srce.com.mk, në numrin e telefonit (+389) 2 3217 016, ose duke na kontaktuar personalisht në ambientet e QENDRËS PËR SËMUNDJET E BRENDSHME – ZEMËR. P.Z.О. SHKUP, dhe ne do t’ju përgjigjemi brenda 30 ditëve.

Rimarketingu

QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP përdor informacionin që mbledh nëpërmjet përdorimit të biskotave (“cookies”) për rimarketing për Google AdWords dhe Facebook, përkatësisht për reklamimin e vet në faqet e tjera të internetit që do të vizitohen nga përdoruesi që ka vizituar më parë faqen e internetit në https: https://srce.com.mk/.

“Google”, “Facebook” dhe palët e tjera të treta shfaqin AdWords, ose të ashtuquajturat “reklama” përmes faqeve dhe aplikacioneve të ndryshme që përdoruesi viziton dhe përdor. Këto “reklama” bazohen edhe në vizitat e mëparshme të përdoruesve në faqen e internetit të QENDRËS PËR SËMUNDJET TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP nëpërmjet përdorimit të biskotave (cookies).

Për shembull, kur gjatë vizitës në https://srce.com.mk/ përdoruesi është i interesuar për një shërbim ose pajisje të caktuar pa bërë një porosi të caktuar, një aktivitet i tillë gjeneron informacione që mund të shfaqen në formën e një postimi në “Google” dhe “Facebook” dhe përdoruesit në bazë të interesimit të tij të mëparshëm, kur viziton një ueb-faqe tjetër që gjithashtu përdor “reklama” në “Google” i prezantohet një reklamë për QENDRËN E SËMUNDJEVE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP ose për përmbajtjen që ka vizituar në ueb faqen e QENDRËS PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCEP.Z.O. SHKUP. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP do të përdoren në përputhje me Politikën e privatësisë së QENDRËS PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP, pra me politikat e privatësisë së “Google” dhe “Facebook” për të dhënat e mbledhura prej tyre.

Përdoruesit mund të përshtatin vetë parametrat për mënyrën se si „Google“ dhe „Facebook” u reklamohen atyre në faqet e mëposhtme:

•Për „Gogle“: https://support.google.com/ads/answer/2662922?hl=en,

•Për„Facebook”: ttps://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/.

Përdoruesi mund të heqë dorë plotësisht nga kjo mënyrë reklamimi bazuar në interesin e tij të mëparshëm me vendosjen e cilësimeve për biskotat (cookies) në shfletuesin e përdorur nga përdoruesi. DoNotTrack (“DNT”) është një funksionalitet që lejon përdoruesin të konfigurojë shfletuesin e tij të internetit në atë mënyrë që të informojë faqet se nuk dëshiron që të monitorohet trafiku i tij në internet. Përdoruesi mund të mundësojë ose pamundësojë funksionalitetin “DNT” duke vizituar pjesën “Preferenca” ose “Cilësime” të shfletuesit të internetit që ai përdor.

Ndryshime në politikën e privatësisë së të dhënave personale

QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME – SRCE P.Z.O. SHKUP rezervon të drejtën për të përditësuar Politikën e privatësisë në çdo kohë. Kur ta bëjmë këtë, ne do të njoftojmë faqen e internetit dhe do të rishikojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqeje. Përdoruesi pranon dhe pajtohet se është përgjegjësia e tij të kontrollojë periodikisht Politikën e privatësisë dhe se ai është në vetëdijshëm për çdo ndryshim.

Pranimi i kushteve

Me përdorimin e kësaj faqeje, përdoruesi pajtohet me dispozitat e kësaj Politike të privatësisë. Nëse nuk jeni dakord me Politikën e privatësisë, ju lutemi mos përdorni faqen e internetit. Përdorimi i vazhdueshëm i faqes në internet duke ndjekur ndryshimet e kësaj politike do të konsiderohet si pranim nga ana juaj i ndryshimeve të bëra.