TESTOSTERONI: HORMONI KYÇ PËR SHËNDETIN DHE MIRËQENIEN
Testosteroni shpesh konsiderohet si hormon “mashkullor”, por në fakt është i nevojshëm edhe për shëndetin e grave. Ky hormone luan një rol të rëndësishëm në organizëm, duke ndikuar në formën fizike, energjinë, disponimin dhe funksionin seksual.
Nivelet e tij bien natyrshëm me kalimin e moshës, por disa shprehi të jetesës dhe kushte shëndetësore gjithashtu mund të ulin nivelet e testosteronit. Zbuloni se çfarë mund të bëjë testosteroni për trupin tonë, si dhe shenjat që mund të tregojnë mungesën e këtij hormoni kyç.

SI VEPRON TESTOSTERONI NË TRUPIN TONË?
Testosteroni është përgjegjës për funksione të shumta fiziologjike tek burrat dhe gratë, duke përfshirë:
Forca fizike dhe qëndrueshmëria: Testosteroni ndihmon në ndërtimin dhe ruajtjen e masës muskulore dhe densitetit të kockave, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për parandalimin e osteoporozës dhe lëndimeve të lidhura me moshën. Meshkujt me nivele optimal të testosteronit kanë qëndrueshmëri më të mire fizike dhe janë më energjikë.
Funksioni seksual: Tek meshkujt, testosteroni luan rol në ruajtjen e dëshirës seksuale, ereksionit dhe fertilitetit. Gratë gjithashtu përfitojnë nga nivelet e shëndetshme të testosteronit për sa i përket dëshirës seksuale dhe kënaqësisë seksuale, megjithëse në sasi më të vogla.
Energjia dhe disponimi: Nivelet e ulëta të testosteronit mund të çojnë në lodhje kronike, depresion, nervozizëm dhe ndjenjë të reduktuar të mirëqenies. Ky hormon është i rëndësishëm për rregullimin e gjendjes emocionale, i cili ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.
Përqendrimi mendor dhe aftësitë njohëse: Hulumtimet tregojnë se testosteroni lidhet me përqendrim më të mirë, memorie dhe shpejtësi të të menduarit. Mungesa e këtij hormoni mund të kontribuojë në ndryshime njohëse dhe lodhje.
SIMPTOMAT E TESTOSTERONIT TË ULËT
Ka disa simptoma që tregojnë ulje të nivelit të testosteronit. Tek meshkujt, kjo mund të vërehet përmes:
- Ulje e dëshirës seksuale dhe disfunksion erektil
- Humbje e masës muskulore dhe forcës fizike
- Shtim në peshë, veçanërisht rreth barkut
- Ulje e energjisë dhe ndjenjë e lodhjes kronike
- Ulje e ndjenjës së kënaqësisë dhe rritje e depresionit
Tek gratë, simptomat e testosteronit të ulët përfshijnë:
- Ulje e energjisë dhe ndjenjë e përgjithshme lodhjeje
- Ulje e dëshirës seksuale dhe kënaqësisë
- Ulje e përqendrimit dhe konfuzion i lehtë
SI TË MBANI NIVELIN OPTIMAL TË TESTOSTERONIT?
Për të mbajtur nivele të shëndetshme të testosteronit, është e rëndësishme t’i përmbaheni shprehive të shëndetshme të jetesës, si aktivitet i rregullt fizik, ushqim i shëndetshëm dhe i balancuar, gjumë cilësor dhe menaxhim i stresit.
Disa suplemente ushqimore, si vitamina D, zinku dhe magnezi, mund të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e niveleve të testosteronit në mënyrë natyrale. Megjithatë, nëse simptomat janë intensive, këshillohet që të konsultoheni me mjekun për të përcaktuar nëse nevojitet trajtim mjekësor.
TESTOSTERONI DHE SHËNDETI I ZEMRËS
Përveç formës fizike dhe funksionit seksual, testosteroni është i rëndësishëm edhe për shëndetin e sistemit kardiovaskular. Studimet tregojnë se nivelet e shëndetshme të testosteronit mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
KRYENI ANALIZAT HORMONALE NË “SRCE” – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME
Testosteroni është më shumë se një hormon “mashkullor”. Është i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Ruajtja e niveleve të shëndetshme të testosteronit mund të ndihmojë me një formë më të mirë fizike, rritjen e energjisë, mbështetjen e shëndetit mendor dhe përmirësimin e funksionit seksual.
Nëse vëreni shenja të testosteronit të ulët, bëni testimin e hormoneve dhe konsultohuni me ekipin tonë mjekësor profesional për të mësuar më shumë rreth mënyrave për të përmirësuar ekuilibrin hormonal.