HISTORI SUKSESI: HUMBJE PESHE PREJ 36 KILOGRAMË NË 10 MUAJ | “SRCE” – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME
Arritja e peshë së shëndetshme trupore nuk është vetëm çështje e pamjes, por edhe e shëndetit. Pacientja jonë M.T. filloi udhëtimin drejt shëndetit më të mirë dhe në vetëm 10 muaj arriti të humbasë 36 kilogramë falë ushqimit të personalizuar dhe mbështetjes profesionale nga ekipi i “Srce” – Qendra për Sëmundje të Brendshme.

SFIDË
M.T., 42 vjeçe, me indeks të masës trupore 38, po përjetonte lodhje kronike, tension të lartë gjaku dhe dhimbje kyçesh, të cilat ulnin ndjeshëm cilësinë e jetës. Pasi provoi dieta të ndryshme për vite me radhë pa sukses të qëndrueshëm, ajo vendosi të kërkojë ndihmë profesionale.
„ E dija se duhej të bëja një ndryshim, por nuk dija nga të filloja. “Srce” më ndihmoi të gjeja rrugën e vërtetë”, tregon M.T.
ZGJIDHJE
Pas analizave dhe testimeve të hollësishme, ekipi mjekësor i “Srce” përgatiti plan të individualizuar i cili përfshinte:
- Testimi nutrigjenetik për zbulimin e dietës më të përshtatshme sipas profilit gjenetik të saj
- Plan ushqimor për humbje peshe i hartuar me saktësi
- Aktivitete fizike të përshtatura për nevojat e saj
- Mbështetje medikamentoze për rregullimin e metabolizmit
- Kontrolle të rregullta dhe monitorim i progresit
REZULTATE
Për një periudhë 10 mujore, М.Т. arriti:
- Humbje peshe 36 kg
- Normalizimi i tensionit të gjakut
- Përmirësimi i niveleve të energjisë
- Reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe
- Përmirësimi i aktivitetit fizik
„ Kjo nuk ishte thjesht vetëm humbje peshe, ky ishte një ndryshim i plotë i jetës. “Ndihem më e shëndetshme, më e fortë dhe më e lumtur!”.
EDHE HISTORIA JUAJ MUND TË JETË E RADHËS
Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin tuaj, filloni me “Srce” – Qendra për Sëmundje të Brendshme. Me një qasje të personalizuar dhe mbështetjen e ekspertëve, mund të arrini rezultate të qëndrueshme.
Na kontaktoni sot dhe filloni transformimin tuaj!