SOT ËSHTË DITA BOTËRORE E ZEMRËS – DR. MATEJ NKOLOV

Çdo vit më 29 shtator festohet Dita Botërore e Zemrës, e cila pasqyron çështje dhe tema kryesore që lidhen me shëndetin e zemrës.

Nga viti 2024 deri në vitin 2026, tema e fushatës do të jetë: “Përdorni zemrën për veprim”, duke mbështetur individët që të kujdesen për zemrat e tyre dhe duke inkurajuar liderët kombëtarë që të marrin seriozisht rëndësinë e shëndetit kardiovaskular.

Këtë vit mesazhi kryesor është nevoja për të miratuar plane kombëtare për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe thirrje për të nënshkruar peticion global që i jep përparësi shëndetit të zemrës.

dita botërore e zemrës

ÇFARË JANË SËMUNDJET KARDIOVASKULARE?

Sëmundjet kardiovaskulare janë një grup sëmundjesh që prekin zemrën dhe/ose enët e gjakut. Ato mund të shkaktohen nga një kombinim i faktorëve të rrezikut të sjelljes, socio-ekonomik dhe mjedisor duke përfshirë ushqimin e keq, përdorimin e duhanit, pasivitetin fizik, përdorimin e alkoolit, ndotjen e ajrit, tensionin e lartë të gjakut, kolesterolin e lartë, diabetin, obezitetin, sëmundjet e veshkave dhe stresin.

Historia familjare, përkatësia etnike, gjinia dhe mosha mund të ndikojnë gjithashtu në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

CILAT JANË SËMUNDJET KARDIOVASKULARE MË TË SHPESHTA?

Sëmundjet kardiovaskulare më të shpeshta janë sëmundja koronare dhe infarkti i miokardit (ataku në zemër), infarkti cerebrovaskular (goditja në tru), si dhe hipertensioni, i cili është një sëmundje e veçantë dhe faktor rreziku për shfaqjen e SKV-ve të tjera.

Sëmundjet kardiovaskulare (SKV) janë vrasësi numër një në botë. Më shumë njerëz vdesin prej tyre sesa nga të gjitha format e kancerit dhe sëmundjeve kronike të traktit të poshtëm të frymëmarrjes së bashku. Në Maqedoni, SKV kanë qenë gjithashtu shkaku kryesor i vdekjeve për dekada. Në vitin 2023 vdiqën rreth 10,000 persona ose 38.8% e numrit të përgjithshëm të të vdekurve. Nëngrupet kryesore diagnostikuese janë sëmundja ishemike e zemrës dhe sëmundja hipertensive në vdekshmërinë totale.

Në njëzet vitet e fundit, sëmundjet kardiovaskulare si ataku në zemër dhe goditje në tru dhe dobësia e zemrës kanë marrë më shumë se 20.5 milionë jetë në mbarë botën. Këtë vit, Federata Botërore e Kardiologjisë ju fton të nënshkruani peticionin për miratimin e një plani veprimi për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare.

Qëllimi është të mblidhen një milion nënshkrime që do të paraqiten në takimin e Kombeve të Bashkuara për sëmundjet jo ngjitëse në vitin 2025 dhe të inkurajohen liderët e vendeve që të japin një deklaratë të guximshme politike.

Fakti i favorshëm është se shumica e sëmundjeve kardiovaskulare mund të parandalohen duke shmangur faktorët e rrezikut si duhani, ushqimi joadekuat, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik dhe konsumimi i alkoolit deri në 80% të vdekjeve të parakohshme.

Si individë, ne mund të zgjedhim stile jetese më të shëndetshme, të kontrollojmë tensionin e gjakut, sheqerin dhe yndyrat në gjak, dhe në rast sëmundjesh ekzistuese tashmë, të marrim rregullisht terapinë e rekomanduar nga mjeku.

REKOMANDIMET MË TË RËNDËSISHME PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE KARDIOVASKULARE:

  • Hani ushqim të shëndetshme dhe të balancuar
  • Jini fizikisht aktiv dhe ushtroni rregullisht
  • Mbani peshë të përshtatshme trupore
  • Ndaloni pirjen e duhanit dhe mbrohuni nga tymi i duhanit
  • Mësoni numrat tuaj – vlerat e tensionit të gjakut, kolesterolin, sheqerin në gjak, indeksin e masës trupore.

Le të bashkohemi në festimin e Ditës së Zemrës këtë vit – ta kalojmë atë duke ecur ose duke ushtruar. Janë të nevojshme fushata promovuese edukative duke përdorur teknologjitë dixhitale për të rritur ndërgjegjësimin, zbatimin e parandalimit dhe trajtimit në kohë, që është edhe qëllimi i Ditës Botërore të Zemrës..

Mesazhet kryesore janë rëndësia e ruajtjes së shëndetit të zemrës, me theks në lënien e duhanit, aktivitetin fizik dhe ushqimin adekuat dhe kontrollin e rregullt të tensionit të gjakut.

Dr. Matej Nikolov, specializant i mjekësisë së brendshme

Search

+