MËLÇIA E DHJAMOSUR E SHOQËRUAR ME MOSFUNKSIONIM METABOLIK: ÇFARË DUHET TË DINI?

ÇFARË PËRFAQËSON MËLÇIA E DHJAMOSUR ME MOSFUNKSIONIMIN METABOLIK?

Mëlçia e dhjamosur, ose sëmundja steatotike e mëlçisë e lidhur me mosfunksionimin metabolik (Metabolic dysfunction-associated steatotic liver disease MASLD), është një gjendje në të cilën si rezultat i mosfunksionimit metabolik yndyra depozitohet në qelizat e mëlçisë.

Nëse depozitimi i yndyrës është intensiv dhe afatgjatë, ky proces mund të shkaktojë inflamacion të mëlçisë, gjendje e përcaktuar si steatohepatit i lidhur me mosfunksionimin metabolik, MASH).

shkaqe, simptoma dhe trajtime për mëlçi të shëndetshme

SA ËSHTË PREVALENCA E KËSAJ GJENDJE NË MBARË BOTËN?

Sëmundja steatotike e mëlçisë e shoqëruar me mosfunksionim metabolik është sëmundja më e zakonshme e mëlçisë në botën e industrializuar perëndimore. Hulumtimet vlerësojnë se në korniza botërore, kjo gjendje është e pranishme në rreth 30% të popullsisë, ndërsa në Amerikën e Veriut prevalenca është edhe më e lartë dhe regjistrohet në 44% të popullsisë.

ÇFARË E SHKAKTON DHJAMOSJEN E MËLÇISË DHE ME ÇFARË GJENDJESH LIDHET AJO?

Shkaqet e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur nuk janë mjaft të njohura dhe të përcaktuara qartë. Megjithatë, është vërtetuar se kjo gjendje zhvillohet më shpesh te pacientët me praninë e sindromës metabolike, e cila përfshin:

  • Pesha e tepërt trupore: Body mass index (BMI)> 25
  • Rezistenca ndaj insulinës (prediabeti dhe diabeti))
  • Yndyrna të ngritura në gjak (kolesteroli dhe/ose trigliceridet))
  • Tension i lartë gjaku

 ÇFARË SIMPTOMASH SHKAKTON MËLÇIA E YNDYRSHME??

Pacientët me mëlçi të yndyrshme zakonisht nuk kanë asnjë simptomë, megjithëse enzimat e mëlçisë (AST, ALT) ndonjëherë mund të rriten lehtë. Pacientët me steatohepatit janë gjithashtu zakonisht asimptomatikë, megjithëse ndonjëherë mund të përjetojnë dhimbje të lehta, të shurdhër nën kafazin e djathtë, lodhje ose dobësi, dhe enzimat e mëlçisë zakonisht janë të ngritura si rezultat i procesit inflamator.

SI DIAGNOSTIKOHET KJO GJENDJE?

Ultratingulli i abdomenit. Nëse yndyra mbulon të paktën 20% të parenkimës së mëlçisë, atëherë mëlçia e dhjamosur mund të diagnostikohet lehtësisht me ekzaminim me ultratinguj.

Rezonanca magnetike. Metodë që mund të zbulojë dhe përcaktojë më saktë praninë e yndyrës në parenkimën e mëlçisë.

Biopsia e mëlçisë për steatohepatit. Edhe pse prania e ngritur e enzimave të mëlçisë, leukociteve dhe CRP te pacientët me mëlçi të dhjamosur tregon praninë e steatohepatitit, diagnoza përfundimtare e kësaj gjendje kërkon analizë hepatohistologjike të një kampioni të vogël të indit të mëlçisë, përkatësisht biopsisë së mëlçisë.

Elastografia kalimtare/fibroskani. Metodat me të cilat nëpërmjet matje së fortësisë së mëlçisë, mund të vlerësojnë praninë e fibrozës së mëlçisë që mund të ndodhë si pasojë e sëmundjes afatgjatë steatotike të mëlçisë.

SI TRAJTOHET MËLÇIA E DHJAMOSUR E LIDHUR ME MOSFUNKSIONIMIN METABOLIK?

Nuk ka masa specifike terapeutike që synojnë vetë procesin e dhjamosjes së mëlçisë. Masat terapeutike drejtohen në kushtet themelore dhe/ose shoqëruese që mendohet se luajnë rol në zhvillimin dhe përparimin e kësaj gjendjeje. Masa të tilla janë.

  • Rregullimi i peshës së tepërt trupore. Masa kryesore terapeutike që redukton procesin inflamator, përmirëson mosfunksionimin metabolik dhe redukton rrezikun kardiovaskular.

Për të arritur një shkallë të caktuar të “çyndyrosjes” së mëlçisë, është e nevojshme të reduktohet të paktën 5% e peshës trupore, ndërsa për kontrollin e procesit inflamator te pacientët me steatohepatit ose fibrozë të mëlçisë, reduktim prej të paktën 7-10% të peshës trupore. Gjatë humbjes së peshës, nuk duhet të humbni më shumë se 1 kg/javë.

  • Rregullimi adekuat i nivelit të glukozës te pacientët me diabet me rekomandimin e mjekut endokrinolog
  • Trajtimi antilipemik. Përdorimi i barnave për reduktimin e yndyrave në gjak te pacientët që nuk janë në gjendje ta arrijnë këtë me dietë me koncentrik të ulët të yndyrnave shtazore.
  • Rregullimi i tensionit të gjakut te pacientët me tension të lartë
  • Aplikimi i nivelit të përshtatshëm të aktivitetit fizik në përputhje me moshën dhe konsultimin
  • Respektimi i regjimit të shëndetshëm të ushqimit e ashtuquajtura “dieta mesdhetare”
  • Shmangia/ndalimi i konsumimit të alkoolit

MASA SHTESË TERAPEUTIKE NË NJË GRUP TË PËRZGJEDHUR PACIENTËSH

  • Vitamina Е. Te pacientët me formë më të rëndë të steatohepatisë që nuk kanë diabet, përdorimi i vitaminës E mund të ndihmojë në kontrollin e procesit inflamator të mëlçisë. Për shkak të lidhjes me disa efekte anësore, duhet të merret vetëm me rekomandimin e mjekut.
  • Vaksina kundër hepatit А dhe hepatit B

CILA ËSHTË ECURIA E SËMUNDJES DHE CILAT JANË RREZIQET KRYESORE TË PRANISË SË MËLÇISË SË DHJAMOSUR TË SHOQËRUAR ME MOSFUNKSIONIM METABOLIK?

  • Fibroza/ciroza e mëlçisë. Shumica e pacientëve me mëlçi të dhjamosur nuk do të përjetojnë çrregullime serioze të mëlçisë. Megjithatë, në një përqindje të caktuar të pacientëve me steatohepatit, nëse inflamacioni nuk vihet nën kontroll, sëmundja mund të ketë ecuri progresive dhe të shkaktojë zhvillimin e fibrozës/cirozës së mëlçisë, pra të çojë në dëmtim të avancuar, të pakthyeshëm të mëlçisë me çrregullimin e funksionit të mëlçisë.
  • Kanceri i mëlçisë. Prania e steatozës së shoqëruar me metabolizëm, dhe veçanërisht prania e steatohepatitit ose cirrozës së mëlçisë, është faktor rreziku që kontribuon në zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Sipas të dhënave të literaturës, kanceri hepatocelular zhvillohet në afërsisht 1-2% të pacientëve me cirrozë të mëlçisë të lidhur me MASH, prandaj rekomandohen ekzaminime të rregullta parandaluese me ultratinguj për këtë grup pacientësh, zakonisht çdo 6 muaj me ose pa matje të përqendrimit të alfa-fetoproteina (AFP), e cila është shënues serumi i kancerit të mëlçisë.

Bashkëpunëtor shkencor dr. Elena Curakova Ristovska  

internist gastroenterolog hepatolog

Search

+