HISTORI SUKSESI: PO TË SHKOJA VETËM NJË VIT MË PARË, MUND TË PARANDALOJA SHUMË GJËRA
Goce, 54 vjeç, punonjës administrativ nga Shkupi.
Kur Goce ndjeu për herë të parë lodhje dhe presion të lehtë në gjoks, mendoi se ishte nga puna që bënte (rrinte ulur), nga stresi, nga mosha.
„Nuk ishte dhimbje, por një ndjesi rëndese, sikur gjoksi im të ishte i tendosur. Shfaqej veçanërisht kur ecja më shpejt ose ngjitesha shkallëve. Por i thashë vetes, nuk është asgjë për t’u shqetësuar, do të kalojë.
