3 MITE PËR KONSUMIMIN E MISHIT

Interneti ndonjëherë është vërtet vend interesant. Njeriu mund të mësohet me të gjitha llojet e “fakteve” dhe të pavërtetave. Dhe nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të dëmtojmë edhe veten tonë. Një shembull i tillë është propaganda për konsumimin e mishit, kështu që le të hedhim një vështrim kritik mbi disa mite të njohura.

A duhet të konsumojmë mish

MITI 1: MISHI DHE PRODUKTET E MISHIT KALBEN NË ZORRËN E TRASHË

Shumë nutricionistë në botë pohojnë se mishi nuk tretet plotësisht dhe se kalbet në zorrën e trashë. Megjithatë, është vërtetuar se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe se me siguri janë shpikur për t’i bërë njerëzit të mos konsumojnë mish.

E VËRTETA 1: MISHI NUK KALBET NË ZORRËN E TRASHË
Kur mishi hyn në stomak, si çdo ushqim tjetër kompleks, sekretohet acidi klorhidrik dhe pepsina, enzimë që zbërthen proteinat. Në zorrën e hollë, proteinat zbërthehen në aminoacide dhe yndyrat në acide yndyrore, të cilat më pas absorbohen nëpër vilet intestinale  të zorrëve dhe hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Ajo që “fermentohet” në zorrën e trashë është pjesë e ushqimit bimor që ne hamë. Perimet, frutat, drithërat dhe bishtajore, përveç lëndëve të tjera ushqyese, përmbajnë dy lloje fibrash, të tretshme dhe të patretshme. Të patretshmet si celuloza, pektina etj., nuk treten dhe absorbohen në sistemin tretës, por ndihmojnë në formimin e jashtëqitjes dhe shërbejnë si prebiotikë, duke ushqyer bakteret e zorrëve.

 MITI 2: MISHI NUK ËSHTË I DOMOSDOSHËM PËR FUNKSIONIMIN E ORGANIZMIT TË NJERIUT

Disa vegjetarianë dhe veganë pretendojnë se njeriu është barngrënës nga natyra, se trupi ynë nuk ka enzimat dhe sistemet e duhura që mund të tresin dhe përdorin siç duhet mishin.

E VËRTETA 2: MË MIRË FUNKSIONOJMË KUR KONSUMOJMË SI PRODUKTE BIMORE, ASHTU EDHE SHTAZORE!

Që nga koha e njeriut parahistorik mishi ka qenë ushqimi bazë për mbijetesë dhe për një kohë më të gjatë i ka dhënë njeriut energji dhe ngopje. Duke shkuar me armët bazë për gjueti, njeriu prej kohësh ka ditur dhe ushqehej me atë që i duhej për të mbijetuar, mishin.

Përveç kësaj, sistemi tretës nuk është aspak i ngjashëm me atë të kafshëve barngrënëse. Njerëzit kanë në zorrë të trashë të shkurtër, fibra të gjata të holla dhe stomaku përmban shumë acid klorhidrik, i cili nga ana tjetër është i nevojshëm për zbërthimin e proteinave shtazore.

MITI 3: ACIDET YNDYRORE TË NGOPURA DHE KOLESTEROLI NË MISH ÇOJNË NË SËMUNDJE KARDIOVASKULARE

Kjo është një pikëpamje e shprehur rëndom që është objekt i shumë diskutimeve për ose kundër konsumimit të mishit. E dimë se mishi i kuq ishte ushqim kryesor për ne dhe paraardhësit tanë për shumë vite, ndërsa sëmundjet kardiovaskulare nuk ishin problem deri para shekullit të 20-të. Nuk ka kuptim të fajësoni ushqimet tradicionale për sëmundjet moderne.

 E VËRTETA 3: KOLESTEROLI I MARRË NËPËRMJET USHQIMIT POTHUAJSE NUK NDIKON MBI KOLESTEROLIN E GJAKUT

Një punim jahtëzakonisht i madh shkencor, bazuar në 20 studime të pavarura, që përfshijnë mbi 1 milion njerëz në SHBA, tregon se kolesteroli dhe acidet yndyrore të pangopura janë të padëmshme. Edhe pse i shohim si diçka të keqe, kolesteroli është molekulë jetike për organizmin. Kolesteroli është i pranishëm në çdo membranë qelizore të çdo qelize dhe merr pjesë në sintezën e hormoneve. Mëlçia është organi në trupin e njeriut që prodhon 2/3 e kolesterolit. Kur marrim kolesterol përmes ushqimit, mëlçia thjesht prodhon sasi të reduktuar dhe kontribuon që përmbajtja në gjak të mos ndryshojë ndjeshëm.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se te 70% e njerëzve, kolesteroli i marrë përmes ushqimit nuk ndikon keq në kolesterolin në gjak. Në 30% e mbetur ka një rritje të lehtë të kolesterolit “të keq” LDL, por nga ana tjetër rritet edhe kolesteroli “i mirë” HDL.

PËRGATITJA E REGJIMIT TË USHQIMIT ME USHQIMIN E DUHUR: SRCE QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Mishi, si çdo ushqim tjetër, duhet të konsumohet me masë në mënyrë që të mos dëmtojë organizmin. Gjithashtu shumë e rëndësishme është edhe përgatitja e mishit, shmangni mishin e skuqur, të përpunuar për një kohë të gjatë në temperatura të larta dhe të skuqur në vaj të thellë. Nuk është gënjeshtër që mishi është i pasur me yndyra të ngopura dhe kolesterol, por kjo nuk duhet të shkaktojë shqetësim, sepse kolesteroli i marrë nëpërmjet ushqimit nuk ka pothuajse asnjë efekt në kolesterolin në gjak dhe nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sigurisht për sa kohë që konsumohet në mënyrë racionale.

Ekipi ynë i përbërë nga nutricionistë dhe mjekë specialistë janë gjithmonë pranë jush kur keni dilemë se si duhet të duket ushqimi juaj. Na kontaktoni dhe caktoni vizitë nutricioniste  dhe ne do t‘ju përgatitim regjim ushqimor që i përshtatet më së miri nevojave tuaja për të arritur shëndet optimal.

Search

+