HISTORI SUKSESI: I RIU J.G. ARRITI TË ULË PESHËN PËR 42 KILOGRAMË ME NDIHMËN E “SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME”

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë shohim të rinj që luftojnë me mbipeshën. Një rast i tillë ishte edhe pacienti ynë J.G. Ai ka kohë të gjatë që po lufton me peshën e tepërt dhe kur erdhi në Qendrën për Sëmundje të Brendshme “Srce” kishte 127 kg dhe indeks të masës trupore 42.

Pas matjes së përbërjes së trupit, u konkludua se  te pacienti u diagnostikua përqindje e lartë e yndyrnave në trup, që nëse nuk do të zvogëlohej, mund të shkaktonte probleme shëndetësore me kalimin e viteve.

Histori e suksesshme për uljen e peshës. Plan ushqimi

PROBLEM ME PESHËN TRUPORE DHE ÇRREGULLIME TË TJERA SHËNDETËSORE

Pas pranimit pas një kohë të gjatë të peshës së tij trupore, pacienti J.G. vendosi se ishte koha për të bërë ndryshime në jetën e tij. Edhe pse obeziteti, përveç apnesë obstruktive të gjumit, nuk i shkaktonte probleme të tjera serioze shëndetësore, pasi ai është mjaft i ri, kondicioni fizik i reduktuar, lodhja e shpeshtë, pamundësia për të kryer të gjitha aktivitetet që dëshironte, si dhe pamja e tij fizike ishin motivim i mjaftueshëm që ai të drejtohet në Qendrën tonë.

“Para rreth 9 muajsh isha ulur në shtëpi dhe më vete po mendoja: je shumë i shëndoshë… Atëherë vendosa që ta ndryshoj këtë gjendje, por isha i vetëdijshëm që nuk do të ishte e lehtë. Kam dëgjuar se në Shkup ka një ordinancë “Srce”, ndaj vendosa të shkoj dhe të ndryshoj jetën time”. – J.G.

ZGJIDHJE PËR ULJEN E PESHËS DHE ARRITJEN E SHËNDETIT OPTIMAL

Mbi pacientin u kryen analiza të hollësishme dhe qasje e integruar që përfshin:

  • Vizitë nutricioniste
  • Vlerësim i statusit metabolik
  • Përcaktimi i përbërjes së trupit me analizues InBody 720
  • Testi i intolerancës ushqimore për më shumë se 250 ushqimeve pa marrje gjaku
  • Konsultime me nutricionistin dhe mjekun specialist

Këto analiza u dhanë nutricionistëve dhe specialistëve të mjekësisë një pasqyrë të qartë të gjendjes së pacientit dhe mënyrën se si të vazhdohet më tej për të arritur qëllimet e dëshiruara.

“Do ta pranoj, në fillim isha skeptik, sepse deri tani gjithçka që kam provuar ka qenë e pasuksesshme. Fatmirësisht, nëna dhe motra ime ishin dy personat që më bindën të vizitoja klinikën dhe të mos dorëzohesha. Në “Srce” më pritën ngrohtësisht dhe menjëherë u ndjeva si në shtëpinë time” – thotë J.G.

Në periudhën pas përcaktimit të masave higjieno-dietetike dhe terapisë përkatëse, pacienti J.G. vizitoi rregullisht qendrën për të kryer ekzaminimet e kontrollit.

REZULTATE

Me ushqimin e duhur, aktivitetin e rregullt fizik dhe disiplinën e madhe, J.G. arriti të humbiste 42 kg në një periudhë prej 8 muajsh. Pamja e re i dha atij besim të jashtëzakonshëm, por më e rëndësishmja nga të gjitha është se ai përmirësoi cilësinë e jetës. Apnea e gjumit nuk është më e pranishme, e po ashtu edhe frika nga çrregullime serioze shëndetësore.

Së fundi, J.G. thotë: “Ekipi me përvojë dhe elokuent në” Srce” ishte faktori më i rëndësishëm në këtë rezultat magjepsës, prandaj shfrytëzoj rastin t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë atyre, të cilët më kanë mbështetur pa u lodhur gjatë gjithë procesit Në 8 muaj humba 42 kg, diçka e pabesueshme, dhe shprehitë e shëndetshme që fitova me siguri do të mbeten pjesë e përditshmërisë sime”.

SË BASHKU NË LUFTËN KUNDËR OBEZITETIT “SRCE-QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME”

Nëse përballeni me peshë të tepërt trupore, si dhe me çrregullime shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti, kërkoni ndihmë në Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme. Nutricionistët dhe mjekët specialistë në qendrën tonë do t’ju mbështesin në luftën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate pozitive.

Na kontaktoni dhe caktoni vizitë nutricioniste si hap i parë deri në peshën e dëshiruar dhe arritjen e shëndetit optimal.

Search

+