NUTRIGJENETIKA: SI NDIKON ADN-JA JUAJ NË USHQIMIN TUAJ
A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz mund të hanë të gjitha llojet e ushqimeve pa shtuar peshë, ndërsa të tjerët luftojnë me peshën edhe kur hanë shëndetshëm? Pse disa njerëz kanë më shumë energji në dietë ketogjenike, ndërsa të tjerët ndihen të rraskapitur?
Përgjigja e këtyre pyetjeve qëndron në ADN-në tonë – pikërisht këtu hyn nutrigjenetika, shkencë revolucionare që na ndihmon të kuptojmë marrëdhënien midis gjeneve dhe të ushqyerit.

ÇFARË ËSHTË NUTRIGJENETIKA DHE PSE ËSHTË E RËNDËSISHME?
Nutrigjenetika është disiplinë shkencore që hulumton ndërveprimin midis gjeneve tona dhe lëndëve ushqyese që konsumojmë. Çdo person ka profil unik gjenetik që ndikon në mënyrën se si trupi përpunon dhe përdor lëndë ushqyese të ndryshme.
Për shembull, disa njerëz kanë predispozitë gjenetike për të shpërbërë kafeinën më ngadalë, që do të thotë se një filxhan kafe pasdite mund t’ua prishë gjumin. Të tjerët mund të pinë kafe vonë natën pa asnjë pasojë. E njëjta gjë vlen edhe për metabolizmin e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave, si dhe përthithjen e vitaminave dhe mineraleve.
Hulumtimet tregojnë se faktorët gjenetikë mund të ndikojnë në:
- Aftësia e trupit për të përpunuar sheqernat dhe yndyrnat
- Rreziku i obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare
- Ndjeshmëria ndaj mangësive ushqyese (hekur, vitaminë D, omega -3)
- Ndjeshmëri ndaj ushqimit, siç janë laktoza dhe gluteni
- Mënyra se si trupi reagon ndaj aktivitetit fizik
SI FUNKSIONON TESTIMI NUTRIGJENETIK?
Testimi nutrigjenetik është proces i thjeshtë. Me marrjen e mostrës së pështymës, laboratorët analizojnë gjenet tuaja dhe krijojnë raport të personalizuar për nevojat tuaja ushqyese. Në bazë të rezultateteve, nutricionistët mund të krijojnë plane të specializuara ushqimore që i përshtaten gjenetikës suaj.
PËRFITIME NGA USHQIMI I PERSONALIZUAR SIPAS ADN-së SUAJ
Ushqim i përshtatur saktësisht. Në vend të dietave të përgjithësuara, ju merrni rekomandime bazuar në karakteristikat tuaja gjenetike.
Shëndet dhe mirëqenie maksimale. Rritni energjinë, përmirësoni tretjen dhe ulni rrezikun e sëmundjeve kronike.
Parandalimi i sëmundjeve. Analiza e ADN-së mund të zbulojë predispozita për sëmundje si diabeti dhe sëmundjet e zemrës, duke ju mundësuar parandalimin në kohë.
Performanca sportive të përmirësuara. Mësoni se si trupi juaj reagon ndaj llojeve të ndryshme të ushtrimeve dhe ushqimit për rezultate më të mira.
KRYENI TESTIMIN NUTRIGJENETIK NË “SRCE” – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME
Nëse doni të kuptoni më mirë trupin tuaj dhe të bëni zgjedhje të zgjuara për ushqimin, nutrigjenetika është mjeti i vërtetë. Është koha për të zbuluar potencialin tuaj gjenetik dhe për të harmonizuar ushqimin me ADN-në tuaj.!
Në Maqedoni, gjithnjë e më shumë njerëz janë të interesuar për ushqimin e personalizuar të bazuar në gjenetikë. Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme ofron analiza nutrigjenetike dhe këshilla profesionale për të përmirësuar shëndetin. Për më shumë informacion na kontaktoni.