PIRJA E KAFESË MENJËHERË PAS ZGJIMIT
A i përkisni edhe ju grupit të njerëzve që nuk mund ta nisin ditën pa kafenë e tyre të preferuar?
A është kafeja lëngu i parë që konsumoni kur zgjoheni?

A ËSHTË MIRË TË PIHET KAFE SI PIJA E PARË E DITËS?
Kur zgjohemi në mëngjes, trupi ynë është i dehidruar. Atëherë trupi ynë ka nevojë për lëng për të
pastruar toksinat që janë grumbulluar gjatë gjumit. Prandaj është mirë që ditën ta nisni me një gotë
ujë dhe disa pika limoni ose çaj.
Kafeja nuk duhet të jetë pija e parë sepse do të dehidratojë akoma më shumë trupin. Nëse nuk e
ndryshoni shprehinë për të filluar ditën me kafe, në një periudhë më të gjatë të gjatë kohore kjo
mund të shkatërrojë sistemin tuaj kardiovaskular, gjë që mund t'ju çojë në atak kardiak ose goditje
në tru.
CILA ËSHTË KOHA IDEALE PËR PIRJEN E KAFESË NË MËNGJES?
Rekomandimi për të pirë kafen tuaj të preferuar është gjysmë ore pas ngrënies së mëngjesit. Ky
është një rekomandim veçanërisht i rëndësishëm për njerëzit që kanë ankesa, stomak të ndjeshëm
ose gastrit. Mos shtoni qumësht dhe sheqer dhe në këtë mënyrë do të shmangni koagulimin e
kafeinës. Nëse nuk ju pëlqen kafeja e hidhur, ëmbëlsojeni atë me sheqer natyral – stevia.
Kafeina qëndron në trupin tonë për 8 orë, ndaj mjaftojnë dy kafe në ditë. Marrja e tepërt e kafeinës
shkakton stres të tepruar, ankth dhe madje edhe depresion, aritmi, shkatërrim të gjumit cilësor.
Për shkak të efektit diuretik të kafesë, rekomandohet të pini dy gota ujë me një filxhan kafe në
mënyrë që të zëvendësojmë lëngun.
Monika Velinova, nutricionist, inxh. dip. – teknolog ushqimi