RËNDËSIA E HIDRATIMIT PËR SHËNDETIN E PËRGJITHSHËM
Hidratimi luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies sonë të përgjithshme. Uji është pjesa thelbësore e çdo qelize, indi dhe organi në trupin tonë dhe është i nevojshëm për funksionimin e duhur të shumë proceseve trupore. Pavarësisht kësaj, shumë njerëz nuk pinë ujë në sasi të mjaftueshme gjatë ditës, gjë që mund të ketë pasoja negative për shëndetin.

PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM HIDRATIMI ?
Uji është lëndë ushqyese themelore i cili është i nevojshëm për funksione të ndryshme trupore, duke përfshirë:
- Rregullimi i temperaturës së trupit. Nëpërmjet djersitjes dhe avullimit, uji ndihmon në ruajtjen e temperaturës optimale trupore.
- Mbështetje e sistemit të tretjes. Uji është kryesor për punën e rregullt të sistemit të tretjes, duke ndihmuar në zbërthimin e ushqimit dhe absorbimin e lëndëve ushqyese.
- Eliminimi i toksinave. Nëpërmjet urinës dhe djersës, uji ndihmon në mënjanimin e produkteve mbetje dhe toksinave në trup.
- Mbështetje e lëkurës. Marrja në sasi të mjaftueshme e ujit ndihmon në mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të shëndetshme, që mund të zvogëlojë rrezikun nga problemet e lëkurës.
PËRFITIMET NGA TË QËNDRUARIT I HIDRATUAR
Ruajtja e nivelit optimal të hidratimit mund të ketë përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë rritjen e energjisë, funksionin më të mirë kongitiv, përmirësimin e qëndrueshmërisë fizike, përmirësimin e shëndetit të zemrës.
Veçanërisht sportistët dhe personat fizikisht aktivë duhet t’i kushtojnë vëmendje hidratimit të tyre gjatë ditës. Marrja e mjaftueshme e ujit mund të parandalojë ngërçet e muskujve, si dhe të zvogëlojë ndjenjat e lodhjes, dobësisë dhe të rrisë energjinë. Për të gjithë të tjerët, uji ndihmon në ruajtjen e tensionit normal të gjakut dhe mbështet funksionin e shëndetshëm të zemrës.
SI TË DALLONI SHENJAT E DEHIDRIMIT
Është e rëndësishme të dalloni shenjat e dehidrimit në mënyrë që të keni mundësi të reagoni menjëherë dhe të rrisni marrjen e ujit. Disa nga simptomat më të zakonshme të dehidrimit janë:
- Etja. Shenja më e qartë se trupi juaj kërkon më shumë ujë.
- Goja e thatë. Ndjenja e thatësisë dhe ngjitjes së në gojë.
- Urina e errët. Urina me ngjyrë të errët mund të jetë shenjë se nuk merrni ujë mjaftueshëm.
- Lodhje dhe dobësi. Dehidrimi mund të shkaktojë ndjenjën e lodhjes dhe dobësisë.
- Dhimbje koke. Mungesa e ujit mund të shkaktojë dhimbje koke dhe marramendje.
SI TË MBETENI TË HIDRATUAR?
Që të siguroheni që po merrni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, mbani gjithmonë një shishe uji me vete në mënyrë që të mund të hidratoni veten lehtësisht gjatë gjithë ditës. Vendosni rikujtues në telefonin ose kompjuterin tuaj për t’ju kujtuar të pini ujë rregullisht.
Konsumoni fruta dhe perime me ujë. Ushqimet si shalqiri, kastravecat dhe agrumet përmbajnë nivele të larta të ujit dhe mund t’ju ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit. Shmangni alkoolin dhe kafeinën e tepërt. Këto pije mund të shkaktojnë dehidrim, ndaj konsumojini ato me masë.
CAKTONI VIZITË TË RREGULLT NË SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME
Hidratimi është thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Kini kujdes me marrjen e ujit dhe ndërmerrni hapa proaktivë për të qëndruar të hidratuar. Nëse keni ndonjë shqetësim për shëndetin tuaj caktoni vizitë të rregullt dhe konsultohuni me ekipin tonë në Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme.