REFLUKSI: ÇFARË E SHKAKTON DHE SI TA KONTROLLONI

Refluksi gastroezofageal, i njohur si refluks ose GERD (sëmundja e refluksit gastroezofageal), është një problem i zakonshëm shëndetësor që prek shumë njerëz. Shfaqet kur acidet e stomakut kthehen prapa në ezofag, duke shkaktuar irritim dhe siklet. Por çfarë e shkakton refluksin, cilat janë simptomat e tij dhe si mund ta kontrolloni atë nëpërmjet ndryshimeve në ushqim dhe stilin e jetesës.

Kontrolli i refluksit

ÇFARË E SHKAKTON REFLUKSIN?

Refluksi është rezultat i dobësimit të sfinkterit të poshtëm të ezofagut (SPE), valvul që  ndodhet në kufirin midis stomakut dhe ezofagut. Kur ky sfinkter nuk funksionon siç duhet, acidet e stomakut mund të hyjnë në ezofag, duke shkaktuar ndjesinë  e djegies ose dhimbjes, të ashtuquajtur “djegie në gjoks” ose aciditet.

Ushqimi luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjes së refluksit. Ushqimet e pasura me yndyrë, ushqimet pikante, çokollata, kafeja, alkooli dhe pijet e gazuara mund të rrisin rrezikun e kësaj sëmundjeje. Mënyra se si ne ushqehemi gjithashtu mund të ketë ndikim – ngrënia e tepërt ose konsumimi i vakteve të mëdha para gjumit rrit presionin në zgavrën e stomakut dhe përkeqëson refluksin.

Përveç ushqimit, rëndësi ka edhe stili i jetesës. Pirja e duhanit është një tjetër faktor i rëndësishëm, siç është edhe stresi. Sipas një studimi, stresi kronik mund të kontribuojë në rritjen e prodhimit të acidit në stomak, gjë që rrit rrezikun e refluksit. Mbipesha gjithashtu rrit rrezikun, pasi presioni shtesë në zonën e barkut rrit rrezikun që acidet e stomakut të kthehen në ezofag.

SIMPTOMAT E REFLUKSIT

Simptoma më e zakonshme e refluksit është ndjesia e djegies në gjoks, e cila shpesh shfaqet pas një vakti ose kur jeni të shtrirë. Simptoma të tjera mund të përfshijnë:

Djegie fyti

Shije e thartë në gojë

Vështirësi në gëlltitje

Kollë e thatë ose lemza të shpeshta

Ndjeheni të fryrë

SI TA KONTROLLONI REFLUKSIN?

Kontrolli i refluksit zakonisht fillon me ndryshime në stilin e jetesës dhe ushqimin. Ja disa këshilla praktike:

NDRYSHONI USHQIMIN

Shmangni ushqimet që nxisin refluksin. Reduktoni marrjen e ushqimeve të yndyrshme, të skuqura dhe pikante, si dhe të çokollatës, kafeinës, alkoolit dhe pijeve të gazuara.

Hani vakte më të vogla dhe më të shpeshta. Ngrënia e tepërt mund të rrisë presionin në zgavrën e stomakut dhe të përkeqësojë refluksin.

Mos hani para fjetjes. Shmangni ushqimin më së paku dy deri në tri orë para fjetjes.

NDRYSHONI MËNYRËN E JETESËS

Mbani peshë të shëndetshme. Humbja e peshës së tepërt mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e refluksit.

Lëreni duhanin ose reduktoni pirjen e duhanit. Nikotina dobëson sfinkterin dhe nxit shfaqjen e sëmundjes së refluksit.

Shmangni shtrirjen menjëherë pas ngrënies. Prisni të paktën dy orë pas një vakti para se të shkoni në shtrat.

Ngrini pjesën e sipërme të trupit kur flini. Përdorni jastëkë për të ngritur pjesën e sipërme të trupit tuaj dhe për të parandaluar që acidi të kthehet në ezofag.

Shmangni veshjet e ngushta. Vishni rroba që nuk shtypin stomakun dhe nuk krijojnë presion shtesë.

REDUKTONI STRESIN

Relaksohuni. Praktikoni teknika relaksimi si frymëmarrja e thellë, meditimi ose joga për të reduktuar stresin, gjë që mund ta përkeqësojë refluksin.

Aktiviteti fizik i rregullt. Aktiviteti fizik ndihmon jo vetëm në kontrollin e peshës, por edhe në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

VIZITONI QENDRËN PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME “SRCE“ NËSE BALLAFAQOHENI ME SËMUNDJEN E REFLUKSIT

Nëse, edhe përkundër ndryshimeve në stilin e jetesës dhe ushqimin, simptomat e refluksit bëhen më të shpeshta ose përkeqësohen, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun. Refluksi afatgjatë dhe i patrajtuar mund të çojë në probleme më serioze shëndetësore si dëmtimi i ezofagut ose shfaqjen e ulçerës.

Në “Srce”, ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh diagnostikuese dhe terapeutike për pacientët me refluks gastroezofageal. Specialistët tanë janë këtu për t’ju ndihmuar të gjeni zgjidhje që do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë dhe më të mirë. Na kontaktoni për vizitë mjekësore, konsultim ose trajtim.

Search

+