SEKRETI I SISTEMIT TRETËS: FLORA NORMALE BAKTERIALE

Trupi i njeriut popullohet nga një sërë mikroorganizmash që së bashku quhen mikrobiom. Ato përfaqësojnë florën normale, jetojnë dhe shumohen në sipërfaqen e lëkurës dhe mukozave. Zorrët dhe zgavra e gojës janë pjesët më të dendura të populluara me to.

Këta mikroorganizma mund të jenë të dobishëm, por ka edhe nga ata që janë të dëmshëm për njeriun. Bakteret e mira të zorrëve janë të rëndësishme për tretjen. Ata shkatërrojnë bakteret e dëmshme si dhe mikroorganizmat e tjerë. Flora normale zvogëlon aciditetin e mjedisit lokal dhe kjo bëhet pengesë për shfaqjen e infeksioneve me organizma patogjenë.

Mikrobioma prodhon substanca antibakteriale (proteina antimikrobike, antitrupa, peptide), acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, produkte dekompozuese metabolike. Bakteret e zorrës së trashë sintetizojnë gjithashtu vitaminën K, B12 dhe folatet.

Përbërja e mykobiomës ndryshon gjatë jetës dhe varet nga faktorë individualë dhe mjedisorë. Mikrobioma është një sistem i qëndrueshëm ndërsa faktorët që e prishin atë janë të përkohshëm (antibiotikët, ushqimi jo i duhur, sëmundjet – infektive dhe joinfektive, çrregullimet e ritmit cirkadian). Kur mikrobioma e zorrëve përmban shumë baktere të dëmshme dhe jo të mjaftueshme të mira, ndodh çekuilibër, i ashtuquajturi disbioza. Disbioza dhe zvogëlimi i diversitetit të florës së zorrëve shoqërohen me zhvillimin e rezistencës ndaj insulinës, obezitetit, sëmundjeve inflamatore dhe kancerit të zorrës së trashë.

flora bakteriale dhe tretja e ushqimit

ÇFARË E ÇRREGULLON MIKROBIOMËN E ZORRËVE?

  • USHQIM I PABALANCUAR

Kur nuk marrim të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme, ka çrregullim të ekuilibrit në mikrobiomën e zorrëve. Mungesa e diversitetit të mikrobiomave kufizon shërimin e zorrëve nga ndikimet e dëmshme si infeksionet ose antibiotikët.

Ushqimi i përbërë nga produkte në formën e tyre natyrale, si frutat, perimet, drithërat, mbështet rritjen e llojeve të ndryshme të baktereve, duke rezultuar me një florë të larmishme të zorrëve.

Ushqimi jo i duhur mund të ndryshojë përbërjen e florës së zorrëve brenda pak ditësh. Ushqimet e përpunuara industrialisht të pasura me sheqerna dhe yndyrna trans shkaktojnë akumulimin e baktereve të këqija në zorrë.

  • MUNGESA E PREBIOTIKËVE NË USHQIM

Prebiotikët janë një lloj fibrash që nxisin rritjen dhe aktivitetin e baktereve të mira. Shumë ushqime, duke përfshirë frutat, perimet dhe drithërat, përmbajnë natyrshëm fibra prebiotike. Mungesa e tyre në ushqim mund të jetë e dëmshme për tretjen e përgjithshme të shëndetshme.

Ushqimet që përfshijnë një numër të madh prebiotikësh: thjerrëzat, qiqrat, fasulet, tërshëra, bananet, shpargu, hudhra, qepa, preshi, arra.

  • PËRDORIMI I ANTIBIOTIKËVE

Një nga disavantazhet kryesore të antibiotikëve është se ato ndikojnë në bakteret e mira dhe të këqija në zorrë. Në fakt, vetëm një terapi me antibiotikë mund të çojë në shqetësime në përbërjen dhe diversitetin e florës së zorrëve. Antibiotikët zakonisht shkaktojnë mungesë afatshkurtër të baktereve të mira dhe mund të rrisin përkohësisht bakteret e këqija.

Megjithatë, antibiotikët gjithashtu mund të çojnë në ndryshime afatgjata në mikrobiomën e zorrëve. Pas marrjes së një doze antibiotiku, bakteret e mira kthehen në 1-4 javë, por mund të ndodhë që numri i tyre të mos kthehet në nivelin fillestar.

  • KONSUMIMI I TEPËRT I ALKOOLIT DHE DUHANIT

Është vërtetuar se cigaret dhe sasitë e mëdha të pijeve alkoolike kanë ndikim negativ në shëndetin e përgjithshëm. Pirja e duhanit është një nga faktorët e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve. Një studim zbuloi se lënia e duhanit rrit shumëllojshmërinë e florës së zorrëve, e cila është një tregues i shëndetit të zorrëve.

Për sa i përket pijeve alkoolike, disa studime kanë treguar se përdorimi kronik i alkoolit mund të shkaktojë probleme të zorrëve, duke përfshirë disbiozën.

  • MUNGESA E AKTIVITETIT FIZIK

Studimet e fundit sugjerojnë se aktiviteti fizik mund të ndryshojë bakteret në zorrë, duke përmirësuar shëndetin e zorrëve. Rritja e kondicionit fizik shoqërohet me sasi më të larta butirate, acide yndyrore me zinxhir të shkurtër që janë të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por edhe për mikrobiomën e zorrëve.

  • MUNGESA E GJUMIT

Përveç faktit se mungesa e gjumit mund të ndryshojë ritmin cirkadian të trupit, duket se ka një efekt të dëmshëm në zorrë. Një studim i vitit 2016 ishte i pari që hulumtoi efektet e gjumit afatshkurtër në përbërjen e florës së zorrëve.

U krahasuan efektet e gjumit të shkurtër prej 4 orësh në krahasim me gjumin prej 8.5 orësh. Gjumi afatshkurtër shkaktoi ndryshime delikate në mikrobiomën e zorrëve dhe rriti sasinë e atyre baktereve të lidhura me obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe metabolizmin e yndyrës.

STRESI I TEPËRT

Stresi mund të rrisë ndjeshmërinë e zorrëve, të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në zorrë, gjë që mund të ndikojë në ndryshimin e mikrobiomit të zorrëve. Mund të shkaktojë uljen e baktereve të mira.

Ashtu siç ushqimi i keq mund të prishë mikrobiomën e zorrëve, ushqimi i duhur mund ta kthejë mikrobiomën në ekuilibër.

USHQIME QË NDIHMOJNË NË PËRMIRËSIMIN E MIKROBIOMIT TË ZORRËVE

Ushqimi i fermentuar të tilla si lakër turshi ose tranguj, kombuha, kos ose kefir, të cilat përmbajnë një numër të madh bakteresh të shëndetshme që neutralizojnë bakteret e këqija në zorrë.

Drithërta integrale (me kokër të plotë). Drithërat integrale përmbajnë fibra bimore si beta glukan që shpërbëjnë bakteret e këqija dhe kështu ndihmojnë në vendosjen e ekuilibrit të prishur.

Polifenoli. Polifenolet janë komponime bimore që gjenden në verën e kuqe, çajin jeshil, çokollatën e zezë, vajin e ullirit dhe drithërat. Duke qenë se këto komponime shpërbëhen në zorrë, ato mbështesin rritjen e baktereve të mira.

Probiotikë. Probiotikët janë mikroorganizma që kanë efekt të dobishëm në sistemin e tretjes, si dhe në sistemin imunitar. Një probiotik i zgjedhur siç duhet mund të rivendosë mikrobiomën e zorrëve.

Prebiotikë. Prebiotikët janë substanca që nxisin rritjen e baktereve të mira. Ushqimet e pasura me prebiotikë janë: angjinarja, bananet, shpargu, grejpfruti, portokalli, tërshëra, mollët.

PËRPILIMI I REGJIMIT TË USHQIMIT PËR ARRITJEN E SHËNDETIT TË PLOTË:

SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Ushqimi luan një rol kritik në ruajtjen e shëndetit mendor. Është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje asaj që fusim në organizimin tonë dhe të zgjedhim ushqimin që ka efekt pozitiv në shëndetin tonë mendor. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë duhet të merrni dhe çfarë duhet të shmangni, kontaktoni qendrën tonë.

Në Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme  ne fokusohemi në nevojat individuale të çdo pacienti. Departamenti i dietetikës dhe dietoterapisë drejtohet nga nutricionistë dhe specialistë të njohur të cilët do t’ju ndihmojnë të arrini shëndetin optimal, fizik dhe mendor, nëpërmjet krijimit të regjimit individual të ushqimit.

Na kontaktoni për të caktuar vizitë dhe përpilimin e regjimit individual të ushqimit.

Search

+