KËMBA DIABETIKE

Pjesa e dytë

Përvoja ka treguar se kontrollet e rregullta të këmbëve, përcaktimi i rrezikut të zhvillimit të plagëve, informimi rreth sëmundjes dhe trajtimi sipas protokolleve adekuate e zvogëlojnë numrin e amputimeve me 50%.

Këmba diabetike

FAKTE PËR KËMBËN DIABETIKE DHE DIABETIN

  • 1 nga 5 diabetikë gjatë jetës së tyre do të mjekojnë këmbën diabetike
  • Te këmba diabetike, arteriet dhe nervat e këmbëve dëmtohen, duke bërë që pacienti të ecë në mënyrë të papërshtatshme.
  • 1 nga 6 persona që vuajnë nga diabeti do të zhvillojnë plagë në këmbë gjatë jetës së tyre, dhe më shumë se ½ e tyre (60%) janë të inflamuara (infektuara)
  • Dëmtimet e këmbëve dhe këpucët e papërshtatshme janë shkaqet më të zakonshme të plagëve në këmbë.
  • Te diabetikët në Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mjekimi i plagëve të këmbës është shkaku kryesor i shtrimit në spital.
  • Shumica dërrmuese e amputimeve (85%) fillojnë me plagë në këmbë.
  • Amputimet e këmbëve janë 25 herë më të shpeshta te diabetikët sesa te të tjerët
  • Pacientët me plagë të shëruara më parë kanë 34 herë më shumë gjasa të zhvillojnë plagë të reja në 3 vitet e ardhshme, dhe ata me amputim të vogël të kryer kanë 100 herë më shumë gjasa të zhvillojnë plagë të re.
  • Pas amputimit të këmbës, mbijetojnë 5 vjet vetëm ½ (50%) e pacientëve.

Kontrolloni rregullisht këmbët tuaja dhe mbrojini ato nga plagët dhe amputimet. Bashkohuni me programin “Diabeti me këmbë të shëndetshme”, i cili ofron kujdesin dhe kontrollin më të mirë të këmbëve tuaja në këto hapësira.

Faktet e mësipërme bazohen në hulumtimin dhe përvojën e ekspertëve në fushën e diabetit dhe ndërlikimeve të tij në këmbë.

Ky material është pjesë e kujdesit ndaj pacientit që ofrohet nga Ordinanca “Srce”.

Materiali u përgatit nga Prof. Dr. Slavço Toshev – kardianogjiolog

Search

+