LIDHJA NDËRMJET OBEZITETIT DHE DOBËSISË SË ZEMRËS
Obeziteti është identifikuar si faktor rreziku për dobësimin e zemrës në studimin e ri të kryer në Universitetin Xhons Hopkins.

Pas analizimit të të dhënave të mbledhura nga rreth 13,000 të anketuar, shkencëtarët amerikanë konstatuan se obeziteti është i lidhu me rrezikun në rritje të dobësimit të zemrës, pavarësisht nga faktorë të tjerë të rrezikut si presioni i lartë i gjakut, diabeti ose përqendrimet e larta të të ashtuquajturit kolesterol të keq (LDL) në gjak.
Journal of the American Heart Association shton se njerëzit obezë kanë, mesatarisht, dyfish më shumë rrezik për dobësimin e zemrës sesa njerëzit me indeks normal të masës trupore. Rreziku rritet akoma më shumë te njerëzit jashtëzakonisht obezë.
Çdo sëmundje që ndikon mbi zemrën dhe qarkullimin normal të gjakut mund të çojë në dobësimin e zemrës, dhe sëmundja mund të ndikojë në mënyrë selektive në muskulin e zemrës, duke çrregulluar aftësinë e saj për t’u kontraktuar dhe për të pompuar gjakun në mënyrë adekuate.
Dobësimi i zemrës mund të prekë anën e djathtë, të majtë ose të dyja anët e zemrës. Për shkak të aftësisë së reduktuar të pompimit, gjaku mund të grumbullohet përsëri në pjesë të tjera të trupit – mëlçi, traktin tretës dhe gjymtyrë, ose në mushkëri.
Shkalla e vdekshmërisë te njerëzit me dobësi të zemrës është rreth 50% brenda 5 viteve nga diagnoza.
Dr. Matej Nikolov, specialist i mjekësisë së brendshme