RËNDËSIA E HUMBJES SË PESHËS TE TË SËMURËT E SAPODIAGNOSTIKUAR NGA DIABETI 2
Diabeti është sëmundje kronike metabolike më e shpeshtë te njeriu. Në botë, më shumë se gjysmë miliardë njerëz jetojnë me diabet dhe pritet që në 30-të vitet e ardhshme numri të rritet në 1.3 miliardë. Pjesa më e madhe (96%) e personave të sëmurë ballafaqohen me diabet të tipit 2. Në Maqedoni, 6.1% e popullsisë së moshës 20-79 vjeç ka diabet.
Gjatë viteve, shkencëtarët i kanë kushtuar vëmendje gjetjes së zgjidhjeve efektive për parandalimin, kontrollin dhe remisionin e sëmundjes. Një studim i bërë në Universitetin Kinez të Hong Kongut tregon lidhjen midis humbjes në kohë të peshës dhe remisionit të diabetit të tipit 2.

ÇFARË ËSHTË DIABETI ?
Diabeti është gjendje që shfaqet kur niveli i sheqerit në gjak rritet. Në këtë rast, pankreasi nuk prodhon fare insulinë ose prodhon insulinë në sasi të pamjaftueshme, ose trupi nuk reagon në mënyrë adekuate ndaj efektit të insulinës, duke rezultuar në rritjen e glukozës në gjak ose hiperglikemi. Insulina është hormon i cili është përgjegjës për futjen e sheqerit (glukoza) në të gjitha qelizat e trupit, të cilat më pas përdoren si burim energjie.
Ekzistojnë disa lloje diabetesh, dhe katër prej tyre janë më të shpeshtët:
- Niveli i sheqerit në gjak është rritur, por jo aq shumë sa për t’u diagnostikuar zyrtarisht si tipi 2.
- Tip 2. Ky është lloji më i shpeshtë i diabetit në popullatën e rritur dhe obeze dhe shfaqet për shkak të prodhimit të pamjaftueshëm të insulinës dhe/ose rezistencës ndaj insulinës.
- Tip 1. Diabeti i tipit 1 është sëmundje autoimune në të cilën sistemi juaj imunitar, për arsye të panjohura, sulmon dhe shkatërron qelizat përgjegjëse për prodhimin e insulinës. Më së shpeshti diagnostikohet te fëmijët dhe të rinjtë, por mund të zhvillohet në çdo moshë.
- Diabeti gestacional. Ky lloj diabeti mund të zhvillohet te disa gra gjatë kohës së shtatzënisë. Zakonisht tërhiqet pas shtatzënisë, por mund të jetë tregues për shfaqjen e diabetit të tipit 2 më vonë gjatë jetës.
CILËT JANË SHKAKTARËT E DIABETIT TIP 2?
Shkaku më i shpeshtë i shfaqjes së diabetit tip 2 është rezistenca ndaj insulinës. Ndodh kur qelizat në muskul, mëlçinë e zezë ose indin dhjamor nuk reagojnë siç duhet ndaj insulinës së prodhuar. Shkaqe të shpeshta të kësaj sëmundjeje janë:
- Obeziteti
- Lloji qendror i obezitetit, përkatësisht obeziteti abdominal
- Mungesa e aktivitetit fizik
- Ushqimi jo adekuat
- Çekuilibri hormonal
- Faktorë gjenetikë
- Disa medikamente, ndër të cilat edhe kortikosteroidet
SI NDIHMON HUMBJA NË KOHË E PESHËS NË REMISIONIN E DIABETIT TIP 2?
Depozitimi i tepërt i yndyrnave në mëlçi dhe pankreas mund të ndikojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Disa studime ndërmjet të cilave edhe studimii Universiteti Kinez të Hong Kongut, kanë treguar se humbja e yndyrnave të depozituara, pra ulja e peshës trupore, mund të ndihmojë në vendosjen e diabetit në remision. Me termin remision nënkuptojmë mbajtjen nën kontroll të sëmundjes.
Studimi zbuloi se remisioni ka më shumë gjasa të ndodhë nëse ulni peshën tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur, pra 1 vit pas diagnozës. Njerëzit që humbën më shumë se 10% të peshës së tyre brenda 1 viti nga diagnoza kishin tre herë më shumë gjasa për të arritur remision, ndërsa ata që humbën midis 5% dhe 9.9% kishin dy herë më shumë gjasa se ata që nuk kishin bërë asnjë ndryshim në peshën e tyre ose që kishin shtuar në peshë.
Edhe pse ky studim tregon mundësinë e remisionit të sëmundjes nëse pesha reduktohet, vetëm 6.1% e subjekteve arritën të mbeten në remision gjatë ndjekjes mesatare prej 7.9 vjetësh. Mbajtja e remisionit afatgjatë u tregua si sfidë për të anketuarit. Rreth 20% e atyre që arritën remision përsëri u ballafaquan me hiperglikemi në nivel vjetor.
Për remision afatgjatë të diabetit është i nevojshëm përkushtim i vazhdueshëm për mënyrë jetese të shëndetshme dhe mbajtjen e peshës më të ulët trupore.
POLIKLINIKA SRCE: HUMBNI PESHË ME NDIHMËN E PLANIT TË USHQIMIT
Jo të gjithë ata që humbasin peshë do të kenë sukses në vendosjen e diabetit në remision . Por humbja e peshës ka përfitime të tjera shëndetësore që lidhen me këtë sëmundje, si rregullimi më i mirë i sheqerit në gjak, konsumimi i më pak ilaçeve dhe zvogëlimi i rrezikut nga komplikimet. Edhe disa kilogramë mund të bëjnë ndryshim në organizmin tuaj dhe t’ju bëjnë të ndiheni më të shëndetshëm dhe më aktivë.
Ekipi i mjekëve në Srce – Qendra për Sëumndjet e Brendshme mund t’ju ndihmojë të zbuloni në kohë diabetin tip 2 me ndihmën e testeve laboratorike klinike më bashkëkohore. Konsultohuni me nutricionistin dhe mjekun tonë specialist për të përgatitur regjim ushqimi të personalizuar që do t’ju ndihmojë të humbni me sukses kilogramët me qëllim remisionin e sëmundjes, si dhe ushqimin për të ruajtur peshën trupore nëse diabeti është në remision.