CILAT JANË PËRFITIMET SHËNDETËSORE NGA AKTIVITETI FIZIK

Krijimi i rutinës së ushtrimeve dhe përmirësimi i gjendjes fizike mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj. Aktiviteti fizik ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor, përmirëson gjumin, zvogëlon mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundjeve të tjera kronike. Një studim tregoi se aktiviteti i rregullt fizik ul rrezikun e diabetit të tipit 2 për 40%.

Në varësi të gatishmërisë dhe dëshirës suaj momentale, aktiviteti fizik nuk duhet të jetë shkuarja në palestër apo ushtrime që kërkojnë shumë forcë. Ecja e rregullt, vrapimi ose ngjitjet e shkurtra në mal mund të kontribuojnë shumë për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar disa nga këto përfitime.

përfitime nga aktiviteti fizik

PËRMIRËSON SHËNDETIN MENDOR

Ushtrimet rrisin endrofinën, gjë  me të cilën përmirësohet  disponimi dhe reduktohet niveli i ankthit dhe depresionit. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ndikojë në ballafaqimin me depresionin kronik, sepse rrit nivelin e serotoninës, neurotransmetuesit që ndihmon në rregullimin e disponimit, gjumit dhe oreksit.

FORCON MUSKUJT DHE KOCKAT

Me plakjen, densiteti i kockave zvogëlohet, masa muskulore zvogëlohet dhe zëvendësohet nga indet dhjamore dhe rreziku nga rëniet rritet. Ushtrimi i rregullt zvogëlon gjasat për t’u përballuar me këto probleme. Njerëzit fizikisht aktivë humbasin densitetin e kockave më ngadalë për shkak humbjes më të vogël të masës muskulore, duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun e lëndimit të kërdhokullës, veçanërisht në vitet e mëvonshme.

Ushtrimet aerobike si ecja, vrapimi, çiklizmi ose noti ndihmojnë në ruajtjen e aktivitetit të kyçeve dhe ndërtimin e masës muskulore që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit dhe shtrëngimin e duarve, duke reduktuar kështu rëniet dhe problemet me artritin.

PËRMIRËSON GJUMIN

Aktivitet i rregullt fizik, sidomos në mëngjes në natyrë mund të kontribuojë në rregullimin e gjumit. Stërvitja e mëngjesit në diell ndihmon në rregullimin e ritmit cirkadian që na përgatit natyrshëm për gjumë. Vetë aktiviteti fizik ndihmon për të fjetur më shpejt, për të pasur gjumë më të qetë dhe për të krijuar rutinë të qëndrueshme të natës. Shmangni ushtrimet një orë para gjumit, pasi kjo mund të rrisë përkohësisht nivelet e kortizolit që do të vononte procesin natyral të gjumit.

RRIT JETËGJATËSINË

Shumë studime konfirmojnë se njerëzit fizikisht aktivë kanë jetëgjatësi më të gjatë dhe në një nga këto studime thuhet se njerëzit që janë fizikisht aktivë për të paktën 150 minuta në javë kanë 33% më pak rrezik për vdekshmëri nga çfarëdo lloj shkaku sesa ata që janë fizikisht joaktivë. Rritja e jetëgjatësisë është e lidhur me të gjitha përfitimet që kanë njerëzit nga stërvitja.

ZVOGËLON MUNDËSINË PËR SHFAQJEN E SËMUNDJEVE

Aktiviteti fizik i rregullt është një nga mjetet më të mira për parandalimin e sëmundjeve kronike siç janë:

  • Sëmundje kardiovaskulare
  • Goditje në tru
  • Diabet tip 2
  • Lloje të ndryshme kanceri
  • Artrit
  • Sindroma metabolike
  • Depresioni, ankthi, etj.

Aktiviteti fizik zvogëlon mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare duke ndikuar në rritjen e kolesterolit HDL, i cili është përgjegjës për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe në të njëjtën kohë redukton trigliceridet.

Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon në parandalimin e zhvillimit të diabetit të tipit 2 dhe sindromës metabolike si rritja e tensionit të gjakut, rritja e yndyrnave në pjesën e stomakut dhe kolesterolit jonormal. Shpesh, shkaku kryesor i diabetit të tipit 2 dhe sindromës metabolike është reduktimi i aktivitetit fizik dhe ushqimi joadekuat.

CAKTONI VIZITË NUTRICIONISTE NË “SRCE” – QENDRA PËR SËMUNDJET E BRENDSHME PËR TË MARRË REGJIM INDIVIDUAL USHQIMI DHE PLAN PËR AKTIVITETIN FIZIK

Ushtrimi është mjet kyç për arritjen e shëndetit optimal. Shumë sëmundje lidhen me aktivitetin e pamjaftueshëm fizik si dhe me ushqimin joadekuat . Në “Srce” – Qendra për Sëmundje të Brendshme, ne fokusohemi në nevojat individuale të çdo pacienti. Nutricionistët dhe specialistët e njohur nga departamenti i dietetikës dhe dietoterapisë do të kujdesen për krijimin e planit të ushqimit dhe aktivitetit fizik i cili u përgjigjet nevojave tuaja.

Na kontaktoni për të caktuar vizitën.

Search

+