DALLIMI NDËRMJET DIETËS, DIETËS USHQIMORE DHE NUTRIGJENETIKËS
Fjala dietë shpesh lidhet me procesin e humbjes së peshës. Por, në fakt do të thotë mënyrë e të ushqyerit që praktikohet nga një individ gjatë një periudhe të caktuar kohore ose gjatë jetës. Dieta ushqimore është gjithashtu ushqim i praktikuar nga një individ, por megjithatë ajo përcaktohet sipas nevojave të individit për të arritur shëndet optimal.

ÇFARË ËSHTË DIETA?
Pavarësisht nëse një individ bën zgjedhje të mirë apo të keqe, nëse qëllimi është humbja e peshës apo shtimi në peshë apo thjesht konsumimi i një lloji të caktuar ushqimi, ushqimi që praktikon në atë moment quhet dietë. Disa lloje dietash janë vegane, vegjetariane, pa gluten, mesdhetare, dieta keto dhe shumë të tjera. Kjo do të thotë që dieta mund të jetë mënyrë e të ushqyerit ose dietë që synon të zgjidhë një problem të caktuar.
Më shpesh, njerëzit vendosin të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të përdorin fjalën dietë për shkak të humbjes së peshës. Në botë rreth 1 miliardë njerëz përballen me mbipeshën dhe shumë prej tyre janë përpjekur të ulin peshën me ndihmën e dietës.
Shumë shpesh këto dieta, të cilat nuk janë përcaktuar nga ekspert, në fakt janë vetëm një mënyrë e gabuar e të ushqyerit, pra një dietë e keqe. Për shembull, marrja e më pak kalorive përmes marrjes së shumë pak ushqimeve mund të ulë peshën, por në të njëjtën kohë mund të dëmtojë shëndetin. Prandaj, rekomandohet gjithmonë që dieta të jetë e ekuilibruar.
ÇFARË ËSHTË DIETA USHQIMORE?
Dieta ushqimore është gjithashtu dietë, përkatësisht mënyrë e të ushqyerit qëllimi kryesor i së cilës është arritja e shëndetit optimal.
Për ndryshim nga dietat e përgjithshme për humbje peshe, dietat për qëllime të tjera apo shprehitë e përgjithshme të të ngrënit, kjo lloj diete bazohet në nevojat individuale të çdo personi sipas parametrave të marra nga analiza dhe teste të ndryshme.
Pra, para se të krijoni plan ushqimi, nutricionistët dhe mjekët në Qendrën për të Brendshme – Srce, bëjnë vlerësimin e statusit metabolik, kontrollin e përbërjes trupore dhe analizën e intolerancës ushqimore, në mënyrë që plani të jetë më i përshtatshmi për ju. Me këtë lloj ushqimi mund të synoni të arrini një peshë ideale, të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të tjera kronike dhe të arrini shëndetin e përgjithshëm optimal.
USHQIMI I BAZUAR NË GJENET TONA
Nutrigjenetika është metoda kryesore në sqarimin e asaj që qëndron prapa llojeve të ndryshme të ushqimeve dhe se si ato ndikojnë në organizmin tonë. Kjo metodë ka ndikim të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lidhura me të ushqyerit, dhe në të ardhmen pritet të jetë një nga më të aplikuarat për krijimin e ushqimit të personalizuar.
Testet nutrigjenetike analizojnë gjenet tona, përkatësisht si reagojmë ne ndaj ushqimeve të caktuara dhe çfarë lloj ushqimi na nevojitet sipas rezultateve të marra për të arritur dhe ruajtur shëndetin optimal.
Me këtë mënyrë të krijimit të regjimit të ushqimit, mund të jemi të sigurt se gjithmonë marrim atë që i nevojitet trupit tonë, duke luftuar kështu obezitetin, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera kronike.
SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME: PËRGATITJA E PLANIT PËR USHQIM TË PERSONALIZUAR DHE PARANDALIMI I SËMUNDJEVE NË BAZË TË GJENEVE TONA
Hulumtimet e reja tregojnë se këshillat që i drejtohen një personi specifik, sipas parametrave të tyre individualë, si dhe ndryshimet në stilin e jetës, janë shumë më efektive sesa këshillat dhe dietat e përgjithshme..
Duke aplikuar nutrigjenetikën si shërbimin më të ri në qendër, ne përmirësojmë konceptin e të ushqyerit të personalizuar në mënyrë që të kontribuojmë në shëndetin optimal të pacientëve tanë dhe të ulim rrezikun e sëmundjeve nga sëmundje të ndryshme..
Këshillohuni me mjekët dhe nutricionistët tanë të njohur dhe caktoni testime nutrigjenetike.