HISTORI SUKSESI: ME NDIHMËN E PROGRAMIT USHQIMOR TË “SRCE” HUMBA 43 KILOGRAMË VETËM PËR 8 MUAJ

Pas shumë vitesh përballjeje me mbipeshën, pacientja K.G. vizitoi Qendrën për Sëmundje të Brendshme “Srce” me qëllim dhe dëshirë për të ulur peshën dhe për të përmirësuar shëndetin e saj.

Pas ekzaminimeve dhe analizave të kryera, pacientja u diagnostikua me obezitet ekstrem, peshë 106 kilogramë, përqindje të lartë yndyrnash në zonën e barkut, tension të lartë gjaku dhe rritje të rrahjeve të zemrës edhe me aktivitetin më të vogël fizik.

Histori suksesi: humbje peshe me ushqimin e duhur

PROBLEM ME PESHËN TRUPORE DHE ÇRREGULLIME TË TJERA SHËNDETËSORE

Për një periudhë të gjatë, para se të vizitonte Qendrën, pacientja K.G. përpiqej të humbiste peshë. Pas disa tentativave të pasuksesshme për t’iu përmbajtur dietës për të humbur peshë, të cilën më së shumti e gjente në internet, ajo vendosi t’i drejtohet qendrës “Srce”. Dëshira e saj ishte të arrinte pamje që do ta bënte të ndihej e kënaqur me veten, por akoma më shumë të përmirësonte shëndetin e saj.

“Nuk kisha aq shumë frikë nga obeziteti, sa kisha frikë se mos më dëmtohej shëndeti. U ndjeva e zhgënjyer nga vetja, kur nuk mund të ngjisja as 10 shkallë pa marrë frymë. Më shumë më trembi tensioni. Kur pashë që shpesh ishte i lartë, e dija se duhej të ndërmarr diçka. Kam hulumtuar gjatë se cili do të ishte programi më i përshtatshëm për mua, sepse me dietat klasike nuk arrita të arrij rezultatet e dëshiruara. Kështu mora vesh për “Srce”. – K.G.

ZGJIDHJE PËR  ULJEN E PESHËS DHE ARRITJEN E SHËNDETIT OPTIMAL

Pasi mbi pacienten u krye qasja e integruar, e cila përfshinte vizitë nutricioniste, vlerësimin e statusit metabolike, përcaktimin e përbërjes trupore me analizuesin InBody 720, testin e intolerancës ushqimore për më shumë se 250 ushqime, konsultimi me nutricionist dhe vizitë te mjeku specialist u përcaktua regjim i përshtatshëm ushqimi për pacienten dhe plan për aktivitetin fizik. Terapia medikamentoze nuk ishte e nevojshme, pasi zvogëlimi i peshës mund ta rregullojë tensionin e gjakut.

“Kur e pashë qasjen e ekipit në “Srce” e dija se kisha bërë zgjedhjen e duhur. Krahas vizitave dhe analizave të shumta në bazë të të cilave u përpilua plani i ushqimit, konsultat me mjekun dhe nutricionisten më rritën besimin se gjithçka do të ishte mirë me shëndetin tim dhe se do të arrij qëllimet e mia të dëshiruara. Dieta që u përcaktua u krijua personalisht për mua. Në asnjë moment nuk e kam ndjerë veten se jam e uritur si shumë herë më parë, përkundrazi, isha gjithmonë e ngopur dhe e kënaqur me ushqimin.” – KG. 

Në periudhën pas përcaktimit të masave higjieno-dietetike dhe terapisë adekuate, pacientja K.G. vizitoi rregullisht Qendrën për të kryer vizitat e kontrollit.

REZULTATE

Në kontrollin e fundit pacientja K.G. peshonte 63 kilogramë. Ajo arriti të humbiste 43 kilogramë për 8 muaj. Rezultatet ishin të mëdha dhe të dukshme, si dhe buzëqeshja e saj që nuk mund ta fshihte kur pa numrat në peshore dhe rezultatet e matjes së fundit të përbërjes trupore.

Te pacientja u konstatua edhe rregullimi i tensionit të gjakut, përkatësisht tension 120/80 mm Hg. Për shkak të aktivitetit të rregullt fizik gjatë kësaj periudhe, pacientja tani ka fituar një gjendje të mirë fizike.

“Ende nuk mund ta besoj se e kam arritur këtë me ndihmën dhe mbështetjen Tuaj dhe që keni qenë gjithmonë pranë meje. Nuk e di si t’Ju falënderoj” – K.G.

SË BASHKU NË LUFTËN KUNDËR OBEZITETIT “SRCE-QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME”

Nëse përballeni me peshë të tepërt trupore, si dhe me çrregullime shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti, kërkoni ndihmë në Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme. Nutricionistët dhe mjekët specialistë në qendrën tonë do t’ju mbështesin në luftën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate pozitive.

Na kontaktoni dhe caktoni vizitë nutricioniste si hap i parë deri në peshën e dëshiruar dhe arritjen e shëndetit optimal.

Search

+