SHKAQE, SIMPTOMA, TRAJTIMI DHE PARANDALIM I DEHIDRATIMIT
Blog humbja e lëngjeve, dehidratimi, fëmijët, shëndeti, poliklinika, të moshuarit, parandalimi, shëndetësi privat, simptomat e dehidratimit, zemra, trajtimi i dehidratimit, hidratimi
Çdo ditë, nëpërmjet ushqimit dhe lëngjeve fusim një sasi të caktuar uji në organizëm dhe në të njëjtën kohë humbim një sasi të caktuar (përmes urinimit, frymëmarrjes, djersitjes). Raporti midis marrjes dhe humbjes së lëngjeve në trup është i ekuilibruar, por në disa kushte ka marrje të pamjaftueshme ose humbje më të madhe të lëngjeve, gjë që çon në dehidratim.
Uji ka rëndësi shumë të madhe për funksionimin e duhur të organizmit tonë, duke përfshirë rregullimin e temperaturës së trupit, lubrifikimin e kyçeve, tretjen, eliminimin e substancave të panevojshme dhe të dëmshme, transportin e oksigjenit etj. Kur organizmi nuk ka lëng të mjaftueshëm, kjo çon në çrregullimin e këtyre funksioneve.

SHKAQE PËR DEHIDRATIMIN E ORGANIZMIT
Humbja e sasive më të mëdha të lëngjeve ndodh gjatë të vjellave, diarresë, djersitjes së tepërt (në temperatura shumë të larta, aktivitetit fizik), si dhe urinimit të shpeshtë te diabetikët. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël dehidratohen më lehtë se fëmijët më të rritur dhe të rriturit, për shkak të humbjes më të shpejtë të lëngjeve.
Te fëmijët, shkaku më i zakonshëm i dehidritamit janë infeksionet virale që shkaktojnë diarre, të vjella, temperaturë të lartë dhe ulje të oreksit për ushqim dhe lëngje.
Dehidratimi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë në varësi të sasisë së lëngjeve të humbura.
DEHIDRATIMI TE TË MOSHUARIT
Duhet theksuar se të moshuarit janë më të rrezikuar për të zhvilluar komplikime nga mungesa e lëngjeve. Ruajtja e hidratimit adekuat është çelësi për parandalimin e komplikimeve shëndetësore.
Shkaqe për dehidratimin te të moshuarit:
Ndjenja e reduktuar për etje. Me kalimin e moshës, ndjenja e etjes mund të dobësohet, kjo është arsyeja pse të moshuarit shpesh nuk ndiejnë nevojë për të pirë ujë.
Ndryshimet fiziologjike. Me plakjen, aftësia e trupit për të mbajtur ujin humbet dhe veshkat bëhen më pak efikase në përqendrimin e urinës.
Barna. Disa medikamente të marra nga të moshuarit kanë efekt diuretik, i cili më tej çon në humbjen e lëngjeve.
Sëmundjet kronike. Gjendje të tilla si diabeti, sëmundjet e veshkave dhe demenca mund të rrisin rrezikun e dehidratimit.
Lëvizshmëri e reduktuar. Vështirësitë në lëvizjen e të moshuarve vështirësojnë marrjen dhe furnizmin me lëngje etj.
SIMPTOMAT E DEHIDRATIMIT – SI TË DALLOJMË DEHIDRATIMIN?
Simptomat e dehidratimit janë: ndjenja e etjes, goja e thatë, gjuha e thatë dhe e lyer, fytyra e kuqe, lëkura e thatë, sytë me pak ose aspak lotim, dhimbje koke, urinë e errët dhe e trashë, jashtëqitje të forta ose kapsllëk, përgjumje dhe lodhje, puls më i dobët, rrahje më të shpejta të zemrës, ngërçe në këmbë dhe krahë, pakësim i djersitjes, të përziera, të vjella etj. Dehidratimi te foshnjat mund të dallohet nga tërheqja e fontanelit.
Te dehidratimi i rëndë, simptomat janë etja e madhe, marramendja, tensioni i ulët i gjakut, kapsllëku që zgjat disa ditë, ethe, të fikët dhe humbja e nevojës për të urinuar. Ajo çon në konfuzion, koma dhe vdekje dhe kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.
TRAJTIMI I DEHIDRATIMIT
Terapia varet nga shkalla e dehidratimit dhe shkaku. Humbja e lëngjeve mund të zëvendësohet: nga goja (duke pirë), nëpërmjet sondës ose në mënyrë intravenoze. Dhënia intravenoze e lëngjeve është e nevojshme te fëmijët me dehidratim të rëndë për të zëvendësuar shpejt sasinë e humbur të lëngjeve në qarkullim.
Në shumicën e rasteve, dehidratimi korrigjohet me marrjen e sasive të mjaftueshme të lëngjeve ose solucioneve speciale rihidratuese që do të zëvendësojnë ujin dhe elektrolitet që ka humbur personi.
SI TË PARANDALOHET HUMBJA E TEPËRT E LËNGJEVE NGA ORGANIZMI DHE SHFAQJA E DEHIDRATIMIT?
Mbrojtja më e mirë kundër dehidratimit është parandalimi, përkatësisht marrja sasiore e mjaftueshme e lëngjeve nëpërmjet ushqimit dhe pijeve. Te fëmijët, është veçanërisht e rëndësishme që të vendoset ritëm i rregullt i marrjes së rregullt të lëngjeve duke njohur situatat (sëmundje, ethe, sforcim i madh fizik, dalja e dhëmbëve të parë) ku nevojitet më shumë marrja e lëngjeve. Për foshnjat, është i nevojshëm ushqimi i rregullt dhe i shpeshtë.
Për të parandaluar dehidratimin, është e nevojshme të merret ujë para se të ndjeni etje, sepse kur ndjehet etja, tashmë ka ndodhur dehidratim i lehtë. Gjatë udhqimit është e nevojshme të përfshihen më shumë produkte si fruta dhe perime të freskëta dhe të shmanget marrja e alkoolit, si dhe qëndrimi në dhoma me ajër të kondicionuar.
CAKTONI VIZITË TË RREGULLT NË “SRCE” – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME
Hidratimi është thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenien e përgjithshme. Kushtoni vëmendje marrjes së ujit dhe ndërmerrni hapa proaktivë për të qëndruar të hidratuar. Nëse keni çfarëdolloj shqetësimi për shëndetin tuaj, caktoni vizitë të rregullt dhe konsultohuni me ekipin tonë në “Srce” – Qendra për Sëmundje të Brendshme.