4 ARSYE PSE DUHET TË BËNI ANALIZA NUTRIGJENETIKE

Njerëzit janë 99,9% gjenetikisht identikë, përderisa variacioni te të tjerët 0,1% është përgjegjës për ekzistimin e ndryshimeve fenotipike si ngjyra e flokëve, ngjyra e lëkurës, pesha, rreziku nga sëmundje të caktuara kronike.

Ushqimi është faktori kyç në zhvillimin e sëmundjeve kronike si sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, diabeti, sëmundjet e organeve gastrointestinale, si dhe disa lloje kanceri. Për këto arsye, nutrigjenetika po bëhet një mjet gjithnjë e më i rëndësishëm për parandalimin dhe trajtimin e tyre.

Nutrigjenetika studion reagimin e çdo individi ndaj një ushqimi të caktuar, që kryesisht  varet nga variacioni i tij gjenetik individual. Zbulimi i ndërveprimit ndërmjet ushqimit dhe gjeneve ofron mundësi për të përgatitur rekomandim të personalizuar ushqimi.

Qëllimi i këtyre rekomandimeve të personalizuara është parandalimi i shfaqjes së sëmundjeve të ndryshme, gjetja e trajtimit më të mirë dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.

Nëse akoma jeni duke menduar nëse duhet të bëni testin nutrigjenetik, lexoni këto 4 arsye për të marrë më lehtë vendim.

TESTIMI NUTRIGJENETIK BËHET NJËHERË NË JETË

Testimi nutrigjenetik mund të bëhet njëherë në jetë, dhe rezultatet e këtij testimi mjaftojnë për të përgatitur plan të personalizuar nga ana e nutricionistit që do të përmbajë rekomandime optimale për ju.

Testimi kryhet nga nutricionistë profesionistë të cilët kanë ekspertizë të dëshmuar për të udhëhequr pacientin gjatë procesit dhe për të krijuar plan ushqimi sipas karakteristikave individuale të pacientit, pra sipas fenotipit të tij.

REGJIM I DETAJUAR USHQIMI MBI BAZËN E REZULTATEVE TË ADN-së SUAJ

Shumica e dietave krijohen për grupe të mëdha njerëzish. Personalizimi i këtyre dietave bazohet vetëm në stilin e jetesës, qëllimet individuale dhe problemet shëndetësore të zbuluara tashmë.

Për ndryshim nga këto dieta, regjimi ushqimor i bazuar në gjenet tuaja ofron shumë më tepër, përkatësisht kombinimi i analizës suaj të ADN-së dhe njohurive nutricioniste mundëson krijimin e planit specifik për pacientin. Këto analiza zbulojnë intolerancën ndaj ushqimeve të caktuara, si dhe tendencat metabolike që përndryshe do të mbeteshin të fshehura me dietat e zakonshme.

PARANDALIMI MË I MIRË I SËMUNDJEVE TË NDRYSHME 

Nëse i kuptojmë predispozitat tona gjenetike, mund të krijojmë zgjedhje dietike të  synuara që do të reduktonin rrezikun nga sëmundje të caktuara. Mutacionet gjenetike mund ta bëjnë një person më të ndjeshëm ndaj gjendjeve të caktuara metabolike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti ose lloje të caktuara të kancerit.

Me njohjen e mutacioneve tona gjenetike, ne mund të ndërmarrim masa parandaluese, të tilla si shmangia e disa llojeve të caktuara ushqimi ose rritja e marrjes së disa lëndëve ushqyese, të cilat do të zbusin ndikimin e mutacionit gjenetik.

Duke pasur një qasje proaktive ndaj shëndetit përmes ushqimit të personalizuar, njerëzit mund të zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të gjendjeve kronike dhe të përmirësojnë cilësinë e tyre të përgjithshme të jetës.

TESTIMI ËSHTË I THJESHTË

Marrja e mostrës së ADN-së është e shpejtë dhe pa dhimbje. Mostra merret me tampon nga zgavra e gojës dhe rezultati merret pas disa javësh.

BËNI TEST NUTRIGJENETIK NË SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Nutrigjenetika konsiderohet si një nga metodat më të mira bashkëkohore për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, uljen e peshës trupore dhe arritjen e shëndetit të përgjithshëm optimal. Testimi është i thjeshtë dhe bëhet një herë në jetë. Në bazë të rezultateve të marra nga analizat tuaja të ADN-së, nutricionistët dhe mjekët me renome pranë qendrës për sëmundje të brendshme „Srce“ përgatisin regjim ushqimi individual për çdo pacient. Na kontaktoni për më shumë informacione dhe konsultime dhe caktoni testimin nutrigjenetik.

Search

+