NUTRIGJENETIKA: USHQIM I PERSONALIZUAR I BAZUAR NË ADN-në TUAJ PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE

Në jetë bëjmë një sërë zgjedhjesh. Një pjesë e madhe e këtyre zgjedhjeve bëhen shprehi tona, ndaj duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë shprehive që kanë të bëjnë me shëndetin tonë. Shprehitë e shëndetshme, ndërmjet të cilave bën pjesë edhe mënyra e shëndetshme ushqimit, mund të ndihmojnë në parandalimin e rreth 80% të sëmundjeve kronike. Gjithashtu, pjesë të ushqimit mund të shkaktojnë zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

Kohët e fundit dëgjojmë shpesh për lidhjen ndërmjet stilit të jetesës, ushqimit dhe gjeneve. Shumë kërkime fokusohen në efektin e përbërësve ushqimorë mbi ndikimin e gjeneve. Një nga zbulimet më të fundit në fushën e nutricionizmit dhe shëndetit, që ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme, është nutrigjenetika. Ky koncept hulumton marrëdhënien komplekse ndërmjet gjeneve tona dhe reagimit të organizmit ndaj një regjimi specifik ushqimi, që në fund formëson shëndetin tonë.

Në këtë blog, ne do t’i përkushtohemi botës magjepsëse të nutrigjenetikës për të eksploruar rëndësinë e saj dhe përfitimet e mundshme që ofron për krijimin e ushqimit të personalizuar dhe parandalimin e sëmundjeve.

Nutrigjenetika: Ushqim i personalizuar për humbje peshe

ÇFARË ËSHTË NUTRIGJENETIKA?

Përgjigjet e pyetjeve se sa i fortë është imuniteti ynë, nëse kemi predispozita ndaj obezitetit, si dhe sa janë predispozitat ndaj sëmundjeve serioze, gjenden në gjenet tona që kemi trashëguar nga prindërit.

Nutrigjenetika nënkupton koncept unik dhe individual të të ushqyerit dhe aktivitetit fizik sipas rezultateve të testeve tona të ADN-së. Rezultatet e marra nga këto teste janë të dobishme për krijimin e regjimit të ushqimit që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes sonë shëndetësore.

Kur ekziston mutacion i disa gjeneve përgjegjëse për metabolizmin, atëherë organizmi reagon më dobët ndaj një regjimi të caktuar ushqimi ose aktivitetit fizik. Kjo është përgjigja e pyetjes se pse është më e lehtë për dikë që të arrijë peshën e dëshiruar trupore, dhe për dikë shumë më e vështirë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për humbje peshe apo shtim në peshë. Nutrigjenetika na ndihmon të identifikojmë se si të përparojmë më mirë në udhëtimin tonë për të arritur peshën tonë të dëshiruar dhe shëndetin optimal individual. Duke ndjekur këtë regjim ushqimi të synuar gjenetikisht, mund të arrihen rezultate individuale dhe specifike.

 

CILAT JANË QËLLIMET E ANALIZAVE NUTRIGJENETIKE?

Qëllimi kryesor i nutrigjenetikës është përcaktimi i profilit gjenetik personal dhe zbulimi i hershëm i rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve për të arritur koncept individual ushqimi, përkatësisht rekomandime të adekuate të ushqimit dhe suplementeve ushqimore.

Profili gjenetik vlerësohet me ndihmën e testimit gjenetik që kryhet gjatë lindjes dhe gjatë gjithë jetës. Hulumtimet e reja tregojnë se këshillat që i drejtohen një personi të caktuar, sipas parametrave të tij individual, si dhe ndryshimeve në stilin e jetesës, janë shumë më efektive sesa këshillat e përgjithshme dhe dietat. Gjatë përpilimit të regjimit  unik të ushqimit, si dhe planit për aktivitete adekuate sportive, merren parasysh karakteristikat individuale të një personi si mosha, gjinia, mënyra e jetesës, fenotipi dhe gjenotipi.

 

ÇFARË ZBULOHET ME ANALIZAT GJENETIKE?

Me analizat gjenetike mund të zbulohet:

  • A i përpunon trupi mirë sheqernat dhe yndyrnat?
  • Cili aktivitet fizik dhe cili sport është më i përshtatshëm për pacientin?
  • A jeni të prirur për të shtuar peshë për shkak konsumimit të sheqerit ose të yndyrnave?
  • A keni rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare si infarkti i miokardit, goditje në tru, etj..
  • A jeni në rrezik për diabetin, rezistencën ndaj insulinës ose vezoret policistike?
  • A ekzistojnë sëmundje në sistemin tretës?

 

PËR KË ËSHTË DEDIKUAR NUTRIGJENETIKA DHE SI KRYHET TESTIMI?

Nutrigjenetika është e dedikuar çdo njeri, sepse sa më shumë informacion kemi për veten dhe ndjeshmërinë tonë gjenetike, aq më lehtë mund të përshtatim stilin e jetesës dhe ushqimin tonë për parandalimin dhe trajtimin më të lehtë të sëmundjeve.

Marrja e mostrës së ADN-së është e shpejtë dhe pa dhimbje. Mostra merret me tampon nga zgavra e gojës dhe rezultati merret pas disa javësh.

 

SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME: PËRGATITJA E PLANIT PËR USHQIMIN E PERSONALIZUAR DHE PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE

Nutrigjenetika është metoda kryesore në sqarimin e sfondit midis llojeve të ndryshme të ushqimeve dhe se si ato ndikojnë në organizmin tonë. Kjo metodë ka ndikim të rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të lidhura me të ushqyerit dhe në të ardhmen pritet të jetë një nga më të aplikuarat për krijimin e ushqimit të personalizuar.

Srce – Qendra për Sëmundjet e Brendshme përpiqet gjithmonë të ndjekë trendët më të fundit në fushën e të ushqyerit dhe shëndetit. Me aplikimin e nutrigjenetikës si shërbimi më i ri në Qendër, ne përmirësojmë konceptin e të ushqyerit të personalizuar me synim për të kontribuuar në shëndetin optimal të pacientëve tanë dhe uljen e rrezikut nga sëmundjet e ndryshme. Konsultohuni me mjekët dhe nutricionistët tanë të njohur dhe caktoni vizitë nutricioniste .

Search

+