PSE DUHET SHMANGUR SHEQERI NË USHQIMIN E FËMIJËVE TË VEGJËL?

Edhe pse konsumimi i herëpashershëm i ëmbëlsirave mund të mos shkaktojnë probleme shëndetësore te fëmijët, është e rëndësishme të krijohen shprehi të shëndetshme të të ushqyerit që në moshë të vogël.

Marrja e shtuar e sheqernave te fëmijët rrit rrezikun e zhvillimit të obezitetit dhe sëmundjeve të tjera kronike si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje edhe disa lloje kanceri në vitet e mëvonshme. Në vitin 2021, janë detektuar më shumë se 41.600 raste të reja të diabetit tip 2 te fëmijët dhe adoleshentët, që shpesh është rezultat i të ushqyerit jo adekuat dhe të pabalancuar dhe aktivitetit të zvogëluar fizik.

Për këto arsye, është veçanërisht e rëndësishme të krijohen shprehi të shëndetshme të të ushqyerit sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që fëmijët tuaj të rriten në adoleshentë dhe të rritur të shëndetshëm në të ardhmen.

sheqerinëushqiminefëmijëvetëvegjël

A ËSHTË E NATYRSHME QË FËMIJËT TË PËLQEJNË SHEQERIN?

Shumë studime tregojnë se fëmijët kanë nevojë për konsumimin e sheqerit kryesisht gjatë periudhës së rritjes kur kanë nevojë për më shumë energji dhe më shumë kalori. Megjithatë, dëshira e shtuar për të ngrënë ëmbëlsira vjen nga mënyra se si i perceptojnë ato.

Shumë shpesh prindërit u japin ëmbëlsira fëmijëve si shpërblim për sjelljen e mirë ose i karakterizojnë si ushqim “të keq”, të ndaluar për t’u ngrënë, gjë që i bën edhe më interesant për fëmijët kuriozë.

SA SHEQER MUND TË KONSUMOJNË FËMIJËT NË DITË? 

Ëmbëlsirat nuk duhet të ndalohen, por duhet të kufizohen. Sasia e rekomanduar e marrjes së sheqerit është më pak se 25 gram ose 6 lugë çaji në ditë për fëmijët nga 2 deri në 18 vjeç. Kjo do të thotë që fëmijët nuk duhet të konsumojnë më shumë se një kanoçe pije freskuese në javë.

Konsumimi i pijeve të ëmbëltuara në fëmijëri është parashikues i shfaqjes së obezitetit deri në moshën 6 vjeç. Prandaj është e rëndësishme që të krijoni te fëmijët tuaj shprehi të shijojnë ujin, në vend të pijeve të tjera të ëmbëltuara.

 

 

ÇFARË MUND TË SHKAKTOJË KONSUMIMI I TEPËRT I SHEQERIT TE FËMIJËT?

Pavarësisht rekomandimeve për sasinë maksimale të sheqerit që mund të konsumojnë gjatë një dite, fëmijët konsumojnë tri herë më shumë se sa rekomandohet, gjegjësisht 16% e kalorive të konsumuara në ditë vijnë nga sheqernat e shtuara në ushqim.

Rritja e konsumimit të sheqerit në ushqim në vitet e para mund të shkaktojë obezitet, tension të lartë të gjakut dhe diabet të tipit 2. Të gjitha këto gjendje mund të shkaktojnë rrezik të shtuar nga sëmundje kardiovaskulare te të rinjtë.

Probleme të tjera shëndetësore që lidhen me rritjen e konsumimit të sheqerit te fëmijët, veçanërisht sheqerit të shtuar, janë:

  • Kariesi dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, të cilat mund të çojnë në sëmundje të zemrës më vonë në jetë.
  • Hiperaktivitet
  • Rreziku nga kanceri
  • Imunitet i dobët
  • Alergji
  • Sëmundja e refluksit

PSE ËSHTË I RËNDSISHËM USHQIMI I BALANCUAR?

Fokusi në përfitimet e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese, në vend të pasojave negative të konsumimit të tepërt të sheqerit, mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të zhvillojë qëndrim pozitiv ndaj ushqimit të shëndetshëm.

Fëmijët kanë nevojë për ushqime të pasura me lëndë ushqyese ndërsa rriten dhe zhvillohen për të qenë të fortë dhe të shëndetshëm. Ushqimi i  shëndetshëm i ndihmon fëmijën tuaj për:

  • Energji të vazhdueshme dhe të qëndrueshme
  • Kocka dhe dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm
  • Shëndet mendor të përmirësuar
  • Ruajtja e peshës trupore të shëndetshme
  • Parandalim i sëmundjeve kronike

ZVOGËLONI SHEQERIN NË USHQIM ME NDIHMËN E PLANIT USHQIMOR NË SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Shprehitë e shëndetshme të fëmijës suaj formohen që në moshë të re, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni që ai të ketë vazhdimisht ushqim të shëndetshëm. Në Qendrën për Sëmundje të Brendshme „Srce“, ne kujdesemi edhe për të vegjlit, kështu që nutricionistët tanë mund t’ju ndihmojnë të krijoni plan ushqimor që i përshtatet moshës së tyre dhe përmban të gjithë lëndët ushqyese të nevojshme për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm.

Na kontaktoni  për më shumë informacione dhe konsultime.

Search

+