SI NDIKON USHQIMI MBI SHËNDETIN MENDOR?

Çdo ushqim ndikon në organizmin tonë ndryshe, por është shumë e rëndësishme të konsumojmë ushqim që ndikon pozitivisht në shëndetin tonë mendor. Në shoqërinë moderne, shëndeti mendor po bëhet një temë gjithnjë e më e rëndësishme dhe një nga fushat kryesore të hulumtimeve është lidhja ndërmjet të ushqyerit dhe shëndetit mendor.

Ushqimi i balancuar dhe i larmishëm, i pasur me lëndë ushqyese mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes emocionale, rritjen e energjisë dhe mbështetjen e funksionit të përgjithshëm kongitiv. E kundërta, ushqimi jo i shëndetshëm mund të kontribuojë në zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor. Nën termin ushqim jo i shëndetshëm nënkuptohet më shpesh ushqimi i shpejtë dhe në botë 2 nga 3 njerëz hanë ushqim të shpejtë të paktën një herë në javë.

Ushqimi dhe shëndeti mendor

LIDHJA NDËRMJET USHQIMIT DHE SHËNDETIT MENDOR

Ushqimi që konsumojmë mund të ndikojë ndjeshëm mbi shëndetin tonë mendor. Lëndët ushqyese që marrim nga lloje të ndryshme ushqimesh luajnë rol kyç në prodhimin e neurotransmetuesve – kimikate që rregullojnë gjendjen tonë shpirtërore, energjinë dhe funksionin tonë kongitiv. Për shembull, serotonina, e njohur si “hormoni i lumturisë”, sintetizohet në tru nga aminoacidi triptofan, i cili mund të gjendet në ushqime të tilla si vezët, djathi dhe mishi i gjelit të detit.

USHQIM I CILI NDIKON POZITIVISHT MBI SHËNDETIN MENDOR

Ekzistojnë grupe të caktuara ushqimesh të cilat kanë efekt veçanërisht pozitiv mbi shëndetin mendor.

  • Acide yndyrore Omega-3. Të gjetura te peshqit si salmoni, skumbri dhe sardelet, këto acide yndyrore janë të njohura për rolin e tyre në përmirësimin e funksionit të trurit dhe reduktimin e simptomave të depresionit dhe ankthit.
  • Antioksidantë. Frutat dhe perimet e pasura me antioksidantë si boronicat, spinaqi dhe arrat ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ, i cili lidhet me çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor.
  • Ushqimi i fermentuar. Kosi, kefiri, kimçi dhe ushqime të tjera të fermentuara përmbajnë probiotikë që mbështesin shëndetin e zorrëve dhe tashmë dihet se ekziston lidhje midis shëndetit të zorrëve dhe trurit, e quajtur “boshti zorrë-tru”.
  • Drithëra. Drithërat integrale si tërshëra, kuinoa dhe orizi kaf janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në mbajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit në gjak, gjë që është e rëndësishme për të mbajtur gjendje emocionale të qëndrueshme.

USHQIM I CILI NDIKON NEGATIVISHT MBI SHËNDETIN MENDOR

Në të njëjtën kohë, ekzistojnë edhe lloje ushqimesh të cilat mund ë ndikojnë negativisht mbi shëndetin tonë mendor.

  • Ushqimi i përpunuar. Produktet e pasura me sheqerna, yndyrna të pashëndetshme dhe aditivë mund të çojnë në ndryshime të shpejta në nivelet e sheqerit në gjak dhe të shkaktojnë ndjenjën e lodhjes dhe nervozizmit.
  • Sasia e tepërt e kafeinës. Përderisa konsumimi i moderuar i kafeinës mund të përmirësojë gjendjen emocionale dhe vigjilencën, përdorimi i tepërt mund të çojë në ankth dhe çrregullime të gjumit.

PËRGATITJA E REGJIMIT TË USHQIMIT PËR ARRITJEN E SHËNDETIT TË PLOTË: SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Ushqimi luan rol kritik në ruajtjen e shëndetit mendor. Është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje asaj që fusim në organizmin tonë dhe të zgjedhim ushqimin që ka efekt pozitiv në shëndetin tonë mendor. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë duhet të konsumoni dhe çfarë duhet të shmangni, drejtohuni në qendrën tonë.

Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme, ne fokusohemi në nevojat individuale të çdo pacienti. Departamenti i dietetikës dhe dietoterapisë drejtohet nga nutricionistë dhe specialistë të njohur të cilët do t’ju ndihmojnë të arrini shëndetin optimal, si atë fizik ashtu edhe atë dhe mendor, nëpërmjet krijimit të regjimit individual të ushqimit.

Na kontaktoni për të caktuar vizitë dhe përgatitjen e regjimit individual të ushqimit.

Search

+