PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË KRYENI ANALIZËN E PËRBËRJES SË TRUPIT

Përbërja e trupit na tregon nga çfarë është përbërë trupi ynë, përkatësisht përqindjen e ujit, yndyrnat e trupit duke përfshirë yndyrën viscerale, masën muskulore dhe masën kockore. Ekzistojnë shumë arsye pse matja e përbërjes së trupit është e rëndësishme, njëra prej të cilave është të kontrollojmë nivelin e yndyrnave në trup. Në botë, 1 nga 3 persona ka nivel më të lartë të yndyrnave, gjë me të cilën edhe mbipeshë, ndërsa 1 në 11 persona përballet me obezitet ekstrem.

Matja e përbërjes së trupit na lejon të përmirësojmë shëndetin, përgatitjen fizike dhe cilësinë e jetës. Zbulimi i përbërjes së trupit tonë, për ndryshim nga matja e thjeshtë e peshës trupore, na mundëson të krijojmë plane të përshtatshme që do të na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona në lidhje me shëndetin e përgjithshëm.

Përbërja e trupit

ÇFARË DO TË THOTË PËRBËRJA E TRUPIT ? 

Rezultatet e marra nga matja e përbërjes së trupit na tregojnë raportin midis sasisë së yndyrnave trupore dhe sasisë së masës që nuk përbëhet nga yndyrna.

Yndyrna trupore. Yndyrnat trupore gjenden nën lëkurë ose rreth organeve. Edhe pse ekzistojnë yndyrna të nevojshme të cilat janë të domosdoshme për krijimin e energjisë, mbrojtjen e organeve dhe rregullimin e hormoneve të caktuara, shumë njerëz kanë tepricë të yndyrnave të panevojshme. Këto yndyrna mund të shkaktojnë çrregullime shëndetësore si mbipesha, diabeti, lodhje e shtuar dhe sëmundje kardiovaskulare.

Masë që nuk përfshin yndyrna (masë e pastër). Kjo masë ka të bëjë me kockat, muskujt, organet, indet tona dhe ujin. Ata janë aktivë metabolikisht, që do të thotë se djegin kalori për energji, ndërsa yndyrnat trupore jo.

Gjatë matjes së përbërjes së trupit, përfshihen këto dy kategori, gjë që na jep një pamje të qartë të ndryshimeve në yndyrna, masën muskulore dhe përqindjen e yndyrnave trupore. Kjo na ndihmon të dimë nivelin e shëndetit tonë dhe çfarë duhet të përmirësojmë.

INDEKSI I MASËS TRUPORE (VMI) KUNDREJT PËRBËRJES SË TRUPIT

Shpesh kur duam të humbim peshë fillojmë me llogaritjen e indeksit të masës trupore. Megjithatë, VMI-ja nuk është mënyra më e mirë për të monitoruar me saktësi shëndetin tuaj. Ky indeks nuk mund të masë sasinë e yndyrës së tepërt që kemi kundrejt kockave dhe muskujve dhe ndonjëherë te individë me trup atleti jep “rezultat të lartë të rrejshëm”.

Matja e përbërjes së trupit, nga ana tjetër, është mënyrë shumë më efektive për të analizuar përbërjen e trupit, duke përfshirë përqindjen e yndyrnave trupore, perimetrin e barkut, përqindjen e ujit dhe masën trupore të pastër.

PSE ËSHTË E RËNDËSISHME PËRBËRJA E TRUPIT?

Ekzistojnë disa arsye pse është e rëndësishme të dimë përbërjen e trupit tonë. Disa prej tyre janë:

  • Zhvillimi i aftësisë fizike dhe vlerësimi ndërmjet ekuilibrit të ekstremiteteve
  • Humbja e kilogramëve të tepërt
  • Parandalimi i çrregullimeve metabolike dhe sëmundjeve kardiovaskulare
  • Vlerësimi i saktë i shëndetit tuaj
  • Arritja e shëndetit optimal
  • Krijimi i planeve relevante për aktivitetin fizik dhe ushqimin

SI MATET PËRBËRJA E TRUPIT?

Në qendrën për sëmundje të brendshme “Srce” përbërjen e trupit e matim me ndihmën e analizuesit Inbody 720. Ky është aparat i sofistikuar i miratuar nga FDA (Food and Drug Administration) i cili kryen analizë segmentale të përbërjes së trupit të njeriut. Me të përcaktohet:

  • Sasia, shpërndarja dhe përqindja e yndyrnave trupore
  • VFA (Visceral Fat Area) – indeksi i përfaqësimit të yndyrnave viscerale (yndyrna në organet e brendshme)
  • Waist Hip Ratio (WHR) – raporti bel – kërdhokull, përkatësisht nëse ka depozitim të yndyrnave në zonën e stomakut, i cili është faktor rreziku i rëndësishëm për shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare
  • Zhvillimi, forca dhe pesha e masës muskulore dhe shpërndarja e saj
  • Lëngu i përgjithshëm dhe qelizor si dhe prania e mundshme e ënjtjeve
  • Përbërja minerale e indit kockor (është i mundur zbulimi i osteopenisë ose osteoporozës)
  • Shkalla e metabolizmit bazal
  • Simetria e strukturës së trupit
  • Rreziku shëndetësor
  • Përcaktimi i rezultatit të fitnesit (cili është niveli i përgatitjes fizike)

 

PËRMIRËSONI SHËNDETIN TUAJ DHE KRYENI ANALIZAT E NEVOJSHME NË “SRCE” – QENDRA PËR  SËMUNDJE TË BRENDSHME

Pavarësisht nëse jeni sportist, instruktor fitnesi ose thjesht dikush që kujdeset për shëndetin e tij, Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme  është këtu për t’ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja të dëshiruara. Me më shumë se 22 vite punë të suksesshme, ne gjithmonë përpiqemi të ofrojmë shërbimin më cilësor me ndihmën e pajisjeve më të mira dhe më moderne teknologjikisht për të arritur shëndetin tuaj optimal.

Konsultohuni  me ekipin tonë të ekspertëve në fushën e dietetikës dhe dietoterapisë, si dhe me mjekët tanë të njohur për të krijuar plan ushqimor dhe aktivitet fizik sipas përbërjes së trupit tuaj. Na kontaktoni për më shumë informacione.

Search

+