ÇFARË SHKAKTON INTOLERANCA NDAJ USHQIMIT? SIMPTOMA DHE TRAJTIMI

Intoleranca dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit janë shumë të zakonshme. Në fakt, mbi 20% e njerëzve në botë kanë intolerancë ndaj ndonjë ushqimi të caktuar. Simptomat mund të jenë të ndryshme dhe disa nga më të shpeshta janë gazrat, diarreja dhe dhimbjet e barkut. Lexoni më shumë rreth ushqimeve më të shpeshta ndaj të cilave jemi intolerantë dhe si të përmirësoni simptomat.

intoleranca ndaj ushqimit

ÇFARË ËSHTË INTOLERANCA NDAJ USHQIMIT?

Intoleranca ndaj ushqimit ndodh kur sistemi tretës nuk mund të shpërbëjë disa përbërës të ushqimit. Kjo nuk është njësoj si alergjia ndaj ushqimit, ku sistemi imunitar reagon ndaj një ushqimi të caktuar. Intoleranca është zakonisht më pak serioze, por gjithsesi mund të shkaktojë shqetësim dhe probleme të konsiderueshme në jetën e përditshme.

SIMPTOMAT MË TË SHPESHTA TË  INTOLERANCËS NDAJ USHQIMIT

Ekzistojnë një sërë simptomash të intolerancës, të cilat shpesh mund të ngatërrohen me simptoma të ndonjë gjendjeje tjetër. Megjithatë, disa nga simptomat më të shpeshta janë:

  • Gazra dhe fryrje. Këto simptoma shpesh shfaqen disa orë pas ngrënies së ushqimeve të caktuara dhe janë rezultat i paaftësisë së trupit për të shpërbërë ushqimin në mënyrë efikase.
  • Diarreja është simptomë që karakterizohet nga jashtëqitje të shpeshta, të lëngshme ose me ujë.Është simptomë e raportuar shpesh e intolerancës ndaj ushqimit dhe mund të jetë rezultat i paaftësisë së sistemit tretës për të zbërthyer disa përbërës në ushqim.
  • Dhimbje stomaku. Kjo dhimbje mund të jetë e lehtë ose e rëndë dhe shpesh shoqërohet me gazra dhe fryrje.
  • Dhimbje koke dhe migrenë. Disa njerëz mund të përjetojnë dhimbje koke ose migrenë si rezultat i intolerancës ndaj ushqimit.
  • Ndjenja e lodhjes pas konsumimit të ushqimeve të caktuara është një simptomë tjetër që mund të tregojë intolerancë.
  • Nervozizëm dhe ndryshim i gjendjes emocionale. Intoleranca ndaj ushqimit mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin tuaj mendor, duke shkaktuar nervozizëm dhe ndryshime në gjendjen emocionale.

USHQIMET MË TË SHPESHTA NDAJ TË CILAVE NJERËZIT JANË INTOLERANTË

Intoleranca ndaj laktazës është një nga format më të shpeshta të intolerancës ndaj ushqimit. Më shpesh, ky tip intolerance shkaktohet nga konsumimi i qumështit dhe produkteve të qumështit. Gluteni gjithashtu shpesh shkakton intolerancë. Gluteni është proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Intoleranca ndaj glutenit mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe simptoma të tjera.

Disa njerëz kanë intolerancë ndaj kafeinës e cila gjendet në kafe, çaj dhe në disa pije energjike. Përveç intolerancës këto produkte mund të shkaktojnë pagjumësi, nervozizëm dhe simptoma të tjera. Edhe një përbërës tjetër në ushqim që mund të shkaktojë vështirësi, më shpesh gazra dhe diarre, është fruktoza. Fruktoza është sheqer që gjendet në fruta, mjaltë dhe disa pije të ëmbëltuara.

SI TË PËRMIRËSONI SIMPTOMAT I INTOLERANCËS NDAJ USHQIMIT

Mbajtja e ditarit për ushqimin. Kjo mund të ndihmojë në identifikimin e ushqimeve që shkaktojnë simptoma. Shkruani atë që hani dhe pini, si dhe çdo simptomë që përjetoni.

Dieta eliminuese. Përfshin heqjen e ushqimeve të dyshimta nga ushqimi juaj për një periudhë kohore dhe më pas rifutjen graduale të këtyre ushqimeve për të parë nëse ato shkaktojnë simptoma.

Këshillim me nutricionistin. Nutricionistët janë profesionistë që mund të ndihmojnë në zhvillimin e një diete të ekuilibruar, në bazë të testimeve të kryera, e cila shmang ushqimet  që shkaktojnë intolerancë.

Zëvendësues për ushqimet problematike. Nëse jeni intolerantë ndaj ndonjë ushqimi të caktuar, kërkoni alternativa. Për shembull, nëse jeni intolerantë ndaj laktozës, provoni produkte qumështi pa laktozë ose qumësht me bazë bimore.

KRYENI TESTIN PËR INTOLERANCË NDAJ USHQIMIT NË “SRCE” – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Intoleranca ndaj ushqimit mund të shkaktojë shqetësim të konsiderueshëm dhe të ndikojë në cilësinë e jetës. Identifikimi i simptomave dhe shmangia e ushqimeve problematike janë hapat kyç në menaxhimin e kësaj gjendjeje. Nëse dyshoni për intolerancë ndaj ushqimit, konsultohuni me mjekun profesionist për këshilla dhe trajtim.

Në Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme, ekipi ynë është i gatshëm t’ju ndihmojë të diagnostikoni dhe menaxhoni intolerancën ndaj ushqimit duke kryer testin e intolerancës me pajisjen MORA NOVA, qasje dhe mbështetje individuale. Na kontaktoni për të caktuar vizitë dhe për të marrë plan të personalizuar ushqimi.

Search

+