NJË HISTORI SUKSESI: SI NJË BURRË 52-VJEÇAR HUMBI ME SUKSES PESHËN DHE U PËRBALL ME PROBLEMET TË CILAT DALIN NGA OBEZITETI

N.A., 52 vjeç, me mbipeshë iu drejtua për ndihmë “Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme” në realizimin e dëshirës për të rënë në peshë si dhe për t’u përballur me disa çrregullime të caktuara, të lindura si pasojë e obezitetit.

Pas ekzaminimeve dhe analizave të kryera në departamentin e dietetikës dhe dietoterapisë, u konstatua se bëhet fjalë për një burrë me mbipeshë 112 kilogramë, tip qendror obeziteti dhe indeks të masës trupore 37.

Një Histori suksesi për humbjen e peshës. Plani i ushqimit

PROBLEME ME PESHËN DHE ÇRREGULLIME TË TJERA SHËNDETËSORE

Pacienti N.A. i vetëdijshëm për mbipeshën e tij, me kalimin e viteve vuri re edhe çrregullime të tjera shëndetësore si ndërprerje të frymëmarrjes gjatë natës ose apnea obstruktive e gjumit, refluks acidi nga stomaku në ezofag dhe djegie pas kockës së gjoksit, dhe në 6 muajt e fundit, tension të lartë gjaku të  shoqëruar me dhimbje koke, lodhje dhe puls të lartë.

 

 “Në vitet e tridhjeta fillova të shtoj peshë. Ishte rezultat i një ushqimi jo të shëndetshme dhe jo adekuat, pra konsumimit të shpeshtë të ushqimeve të pasura me sheqerna, si dhe ngrënies së shpeshtë në orët e vona. Në atë kohë mendoja se nuk kishte nevojë të merrja asnjë hap për të ulur peshën, por pasi filluan të shfaqen probleme të tjera shëndetësore si tensioni i lartë i gjakut, dhimbjet e shpeshta të kokës, urthi dhe zgjimi nga gjumi për shkak të ndërprerjeve të frymëmarrjes, vendosa të kontaktoj Qendrën për Sëmundje të Brendshme – Srce për ndihmë” – N.A.

Pas përcaktimit të simptomave, mbi pacientin u krye një qasje e integruar për të përcaktuar program individual ushqimor me suplemente shtesë dhe medikamente për të ndihmuar në uljen e peshës trupore, si dhe për të trajtuar gjendjen shëndetësore të shfaqur.

ZGJIDHJE PËR HUMBJEN E PESHËS DHE ARRITJEN E SHËNDETIT OPTIMAL

Mbi pacientin u kryen disa teste dhe analiza të cilat përfshijnë:

  • Vizitë nutricioniste
  • Vlerësimi i gjendjes metabolike
  • Përcaktimi i përbërjes së trupit me analizues InBody 720
  • Testi i intolerancës ushqimore për më shumë se 250 ushqime pa marrje gjaku
  • Konsultimet me nutricionist dhe mjek specialist

Këto analiza u kryen me qëllim për të përcaktuar regjim ushqimor adekuat për pacientin, planin e aktivitetit fizik, si dhe terapinë e duhur. Përveç dietës, pacienti kishte nevojë edhe për terapi duke përfshirë ilaç antihipertensiv.

“Ishte një lehtësim i madh kur kuptova se me terapinë e duhur, dietën dhe aktivitetin fizik, mund të përmirësoj shëndetin tim, si dhe të ul peshën trupore. Dieta ishte e lehtë për t’u ndjekur dhe i plotësonte nevojat e oreksit tim. Fillova ta ndjeja menjëherë ndryshim, ndoshta jo në peshë, por në gjendjen time emocionale dhe kënaqësinë me vetveten. Pjesa më e vështirë ishte t’i imponoja vetes të merresha me aktivitet fizik, por pas një kohe, veçanërisht pas rezultateve të para të kontrollit, isha më i motivuar se kurrë.”

REZULTATE

Pas zbatimit të masave higjienike dhe dietike, si dhe rritjes së aktivitetit fizik dhe terapisë së duhur, pacienti N.A. arriti të ulë peshën trupore me 15 kg. për një periudhë 2 mujore, dhe gjithashtu nuk ankohet më për ndërprerje në frymëmarrje gjatë natës, as për kthim të acidit të stomakut në ezofag. Në vizitën e fundit, pacienti kishte vlera normale të presionit të gjakut me dozë të përgjysmuar të terapisë antihipertensive.

“Çdo ditë përpiqem të jem më i mirë se dita e mëparshme, dhe kjo do të thotë t’i përmbahem dietës sime dhe të vazhdoj aktivitetin tim fizik në mënyrë që të ruaj peshën e ulur të trupit dhe madje të humbas më shumë peshë”. Shpresoj të jem frymëzim për të gjithë ata që duan të humbin peshën e tepërt, si dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre.” – N.A.

Pas arritjes së këtyre rezultateve, pacienti herë pas here viziton departamentin e dietetikës dhe dietoterapisë për ekzaminime pasuese për të rritur progresin në humbjen e peshës dhe për të ruajtur shëndetin optimal.

LUFTA KUNDËR OBEZITETIT: NDIHMË DHE MBËSHTETJE NGA SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Nëse jeni keni probleme me mbipeshën, si dhe me çrregullime shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti, kërkoni ndihmë në Srce – Qendra për Sëmundje të brendshme. Nutricionistët dhe mjekët specialistë në qendrën tonë do t’ju mbështesin në luftën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate pozitive.

Na kontaktoni dhe caktoni vizitë nutricioniste si hapin e parë drejt peshës suaj të dëshiruar dhe arritjes së shëndetit optimal.

Search

+