HISTORI SUKSESI: 38 KILOGRAMË MË PAK VETËM PËR 6 MUAJ – PACIENTJA JONË ARRITI PESHËN E DËSHIRUAR DHE PËRMIRËSOI SHËNDETIN E SAJ TË PËRGJITHSHËM
Pacienten tonë S.S., 35 vjeçe e pranuam në qendrën për sëmundje të brendshme “Srce”, pasi na u drejtua për problemin me obezitetin, si dhe probleme të tjera shëndetësore që i kishte vërejtur periudhën e fundit.
Në departamentin e dietetikës dhe dietoterapisë u kryen ekzaminime dhe testime, të cilat çuan në përfundimin se pacientja përballet më së shumti me tipin qendror të obezitetit dhe indeks të masës trupore 40.

PROBLEME ME PESHËN DHE ÇRREGULLIME TË TJERA SHËNDETËSORE
Pacientja S.S. kujton se gjatë gjithë jetës së saj ka luftuar me mbipeshën, ndërsa në periudhën e fundit vuri re çrregullime të tjera shëndetësore si pasojë e obezitetit si, lodhje e shtuar dhe puls i shpejtë edhe gjatë aktivitetit më të vogël fizik, apnea obstruktive e gjumit dhe probleme me sistemin tretës, gjegjësisht kthimin e acidit të stomakut.
“Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të humbas peshë, por sa herë që filloja me dietën për një kohë të shkurtër hiqja dorë sepse ishte e vështirë ta mbaja atë. Për “Srce” dëgjova nga shoqja ime e cila më siguroi se qasjet dhe zgjidhjet në qendër janë të ndryshme dhe se problemi i saj u zgjidh me sukses. Fillimisht, çrregullimet shëndetësore nuk i lidhja me mbipeshën, por pasi shkova për ekzaminimin e parë, mjekët dhe nutricionistët në “Srce” më siguruan se simptomat mund të jenë pasojë e obezitetit.” – S.S.
ZGJIDHJE PËR HUMBJEN E PESHËS DHE ARRITJEN E SHËNDETIT OPTIMAL
Pasi pacientes iu krye qasje e integruar, e cila përfshinte ekzaminim nutricionist, vlerësimin e statusit metabolik, përcaktimin e përbërjes së trupit me analizuesin InBody 720, testin e intolerancës ushqimore për më shumë se 250 ushqime, konsultimin me nutricionist dhe ekzaminimin nga mjeku specialist, u përcaktua regjim adekuat ushqimi për pacienten dhe plan për aktivitet fizik për uljen e peshës trupore, si dhe terapi adekuate me suplemente shtesë dhe medikamente për trajtimin e gjendjeve të çrregulluara shëndetësore.
Për përvojën e saj S.S. thotë: “Ndryshe nga çdo gjë që kam provuar më parë, regjimi i ushqimit të “Srce” ishte më i lehtë për t’u ndjekur”. Vaktet janë bërë në mënyrë të tillë që do t’ju mbajnë të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore, dhe megjithatë do të ndiheni mirë dhe të kënaqur sepse po hani ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar. Edhe pse në fillim bëra përpjekje të shumta për t’iu përmbajtur dietës dhe për të përfshirë aktivitetin e përditshëm fizik, tani jam e përkushtuar që kjo mënyrë jetese të bëhet shprehi për mua.
Në periudhën pas përcaktimit të masave higjieno-dietetike dhe terapisë përkatëse, pacientja S.S. vizitoi rregullisht qendrën për të kryer ekzaminimet e kontrollit.
REZULTATE
Rezultatet te pacientja S.S. ishin shumë të mëdha dhe të dukshme. Me aktivitet të rregullt fizik dhe disiplinë ushqimore, ajo arriti të humbasë 38 kilogramë për një periudhë prej 6 muajsh. Humbja e peshës si dhe terapia adekuate gjithashtu e ndihmuan pacienten të përmirësojë shëndetin e saj të përgjithshëm dhe ajo nuk ndjen më acidet në stomak, pulsi u kthye në kufijtë normalë dhe nuk ka apnea obstruktive të gjumit.
“Jam shumë e kënaqur me rezultatet dhe do t’u rekomandoja të gjithëve që kanë mbipeshë të shkojnë në Qendrën për Sëmundje të Brendshme “SRCE” dhe të kujdesen për shëndetin e tyre. Mua më ndihmuan shumë…” – S.S.
SË BASHKU NË LUFTË KUNDËR OBEZITETIT: SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME
Nëse keni probleme me mbipeshën, si dhe me çrregullime shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti, kërkoni ndihmë në Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme. Nutricionistët dhe mjekët specialistë në qendrën tonë do t’ju mbështesin në luftën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate pozitive.
Na kontaktoni dhe caktoni vizitë nutricioniste si hapin e parë drejt peshës suaj të dëshiruar dhe arritjes së shëndetit optimal.