Histori suksesi: Tensioni i gjakut u kthye në vlera normale me programin ushqimor të “Srce” – Qendra për Sëmundje të Brendshme

Humbja e peshës ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm, ndërmjet të tjerash edhe uljen e tensionit të lartë të gjakut; pacientja jonë J.K. një kohë të gjatë po përballej me mbipeshën, por edhe me tensionin e lartë.

Pas ekzaminimeve dhe testimeve të kryera në departamentin e dietetikës dhe dietoterapisë, u konstatua se bëhej fjalë për grua me mbipeshë 120 kilogramë, tip qendror obeziteti dhe indeks të masës trupore 39.

Histori suksesi: përmirësim i tensionit të gjakut me ushqimin e duhur

PROBLEME ME PESHËN TRUPORE  DHE ÇRREGULLIME TË TJERA SHËNDETËSORE

Jeta e pacientes J.K. ishte e mbushur me stres dhe shprehi jo të shëndetshme të të ngrënit, të cilat çuan në probleme serioze shëndetësore. Tensioni i gjakut ishte vazhdimisht i lartë, dhe lodhja, dhimbja e kokës dhe shqetësime të tjera ishin pjesë e përditshmërisë së saj. E vetëdijshme për rreziqet që vijnë nga mbipesha, ajo vendosi se ishte koha për të ndërmarrë diçka.

Ndihesha e lodhur dhe e rraskapitur. Dhimbjet e kokës ishin të padurueshme dhe e dija që tensioni i lartë i gjakut mund të çonte në probleme serioze shëndetësore në të ardhmen. Vendosa se ishte koha për ndryshim, kështu që kërkova ndihmë në Srce” – J.K.

Pas përcaktimit të simptomave, mbi pacienten u krye qasje e integruar për të përcaktuar program individual ushqimor me suplemente shtesë dhe medikamente për të ndihmuar në uljen e peshës trupore, si dhe për të trajtuar gjendjet shëndetësore rezultuese.

ZGJIDHJE PËR ULJEN E PESHËS DHE ARRITJEN E SHËNDETIT OPTIMAL

„Me rekomandimin e një miku u drejtova në “Srce” – Qendra për Sëmundje të Brendshme. Aty u prita me ngrohtësi dhe profesionalizëm dhe më propozuan program ushqimor që ishte plotësisht i personalizuar sipas nevojave të mia“.

Procesi filloi me analiza të hollësishme dhe qasje të integruar që përfshinte:

  • Vizitë nutricioniste
  • Vlerësimi i statusit metabolik
  • Përcaktimi i përbërjes trupore me analizuesin InBody 720
  • Test për intolerancën ndaj ushqimit për më shumë se 250 produkte
  • Konsultime me nutricionist dhe mjek specialist

Këto analiza na dhanë një pasqyrë të qartë të gjendjes së pacientes dhe si të veprojmë më tej për të arritur qëllimet e dëshiruara.

Në fillim isha skeptike, por profesionalizmi dhe mbështetja e tyre më bënë të ndihesha si në shtëpinë time. Vendosa që do ta bëja këtë për shëndetin tim dhe për të ardhmen time.” – J.K.

REZULTATE

Pacientja J.K. arriti të ulë peshën trupore për 45 kg. për një periudhë 6 mujore, pas zbatimit të masave higjienike dhe dietetike, si dhe rritjes së aktivitetit fizik dhe terapisë së duhur. Para kontrollit të fundit, pacientja ka mbajtur ditar të tensionit të gjakut për dy javë, sipas të cilit u konstatua se vlerat e tensionit ishin normalizuar.

Arrita të ulë peshën dhe më në fund tensioni i gjakut u stabilizua. Ndihem më mirë dhe më e shëndetshme se kurrë. Falë “Srce”, jeta ime është përmirësuar ndjeshëm.” – J.K.

LUFTA KUNDËR OBEZITETIT: NDIHMË DHE MBËSHETJE NGA SRCE – QENDRA PËR SËMUNDJE TË BRENDSHME

Nëse përballeni me mbipeshë trupore, si dhe me çrregullime shëndetësore të shkaktuara nga obeziteti, kërkoni ndihmë në Srce – Qendra për Sëmundje të Brendshme. Nutricionistët dhe mjekët specialistë në qendrën tonë do t’ju mbështesin në luftën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate pozitive.

Na kontaktoni dhe caktoni vizitë nutricioniste si hap i parë deri në peshën e dëshiruar dhe arritjen e shëndetit optimal.

Search

+